Shpikja e inxhinierit turk do ti japë fund problemit të karikimit

Inxhinieri turk me banim në Izmir, Javuz Ëzkan Çallësh (Yavuz Özkan Çalış) sipas alternativave aktuale, ka shpikur një burim fuqie 100% vendore më të fuqishëm, më të shpejtë dhe mik të natyrës për sa i përket ngarkimit të pajisjeve elektronike.

Sistemi ofron përdorim për vende të frekuentuara si ëmbëltore, restorante, hotele, salla mbledhjesh etj, dhe pa bërë diferencim në markën apo modelin e të gjitha telefonave inteligjentë dhe pa i dëmtuar ato mund ti karikojë në një kohë shumë më të shkurtër në krahasim me karikuesit e ndryshëm që gjenden sot në treg.

Ky sistem (pajisje) për të cilën është marrë e drejta e prodhimit (patenta) krahas Turqisë është nxjerrë në shitje në mënyrë modeste edhe jashtë shtetit dhe në të njëjtën kohë mund të dizajnohet edhe sipas konceptit që zotëron biznesi që do e blejë këtë pajisje./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne