Bota

Shprehje ofenduese për islamin dhe myslimanët përballë një xhamie në Gjermani

Në shtyllën e ndriçimit përballë xhamisë “Hz. Omer”, që varet nga Bashkësia Islame Turke për Çështje Fetare në Gjermani (DITIB) u shkruan shprehje islamofobike.

Në qytezën Sulz am Neckar në landin gjerman të Baden-Wurttemberg, në shtyllën e ndriçimit që ndodhet përballë një xhamie, u ngjitën letra ku krahas shprehjeve raciste, kishte edhe shprehje që përmbanin fyerje ndaj islamit dhe myslimanëve.

Në letrat e ngjitura në shtyllën e ndriçimit përballë xhamisë “Hz. Omer”, që varet nga Bashkësia Islame Turke për Çështje Fetare në Gjermani (DITIB), duke u përdorur shprehje të shëmtuara ndaj myslimanëve, zinin vend edhe shprehje raciste si “zhdukuni të huaj”, “Gjermania është e gjermanëve”.

Kryetari i Shoqatës së xhamisë “Sulz am Neckar DITIB Hz. Ömer”, Ali Ipekçioglu tha se shoqata e xhamisë u themelua 35 vite më parë dhe deri më tani nuk janë ndeshur me ngjarje të tilla. Ai tha se kjo ngjarje i ka lënduar ata.

Bëhet e ditur se policia ka filluar një hetim në lidhje me këtë ngjarje./AA

OPINIONE

INTERVISTA