Shqetësime për rënien e rolit të Patriarkanës së Stambollit në botën ortodokse

Gazetari i njohur grek, Alexis Papaxellas shkruan për rrezikun e humbjes së kontrollit të botës Ortodokse  nga Kostandinipoja.

Në një analizë të shkurtër ai thotë se është koha që Fanari  të marrë vendimet e tij para se të jetë tepër vonë për çështjen e zgjedhjes së Kryepeshkopit Ortodoks të Amerikës, komunitet që përbën një forcë të madhe të lobit grek në Shtetet e Bashkuara.

Papaxellas  përmend jo pa qëllim emrin Konstandinopojë, si selinë Qëndrore të Patriarkanës,  nga ku duhen marrë vendime për të ruajtur peshën e fuqisë negociuese të helenizmit.
“Duhet emëruar një Kryepeshkop para se të jetë tepër vonë, pasi nëse nuk bëhet zgjedhja e duhur, Patriarkana do të humbasë Amerikën.
Nëse humbet Amerikën, do të humbasë gjithçka.

Nga atje ajo tërheq shumë nga fuqia e saj dhe mbështetja financiare. Kush mund të dëshirojë një zhvillim të tillë? Dhe kush mund të injorojë pasojat më të thella të humbjes së parësisë së Kostandinopojës në shtatësinë e Ortodoksisë.

Këto janë pyetje që duhet të bëjnë ata që janë të ndershëm për fatin e helenizmit në Amerikë. Lidhjet tashmë janë shumë zbehur.

Asimilimi vazhdon me shpejtësi, sepse nuk ka asnjë institucion që në mënyrë efektive të mbajë pasardhësit e emigrantëve grekë afër. Pas Jakobit, magjia dhe ndikimi u humbën përkundër përpjekjeve të At Alexandros Karloutsou, i cili ishte ndjekësi i vetëm i shkollës së tij
Situata katastrofike e udhëheqjes aktuale ka eskaluar për shkak të problemeve financiare të Kryedioqezës. Forcat që promovojnë një Kishë Orthodhokse Autoqefale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës  janë forcuar dhe së shpejti do të përbëjnë një force të madhe. Por përtej Kishës, e cila luan një rol katalitik, ne kemi nevojë për figura drejtuese për të udhëhequr lobin greko-amerikan.

“Konjuktura është e mirë për interesat greke për shkak të Turqisë dhe marrëdhënieve tona strategjike me Izraelin dhe Egjiptin.
Greqia kurrë nuk ka fituar betejat e saj të mëdha pa helenizmin e diasporës që ka patur një rol të shquar. Kjo është një përparësi kryesore kombëtare përtë mbushur boshllëkun udhëheqës në Kishë amerikane dhe rikrijuar lobi greko-amerikan”- shkruan Papaxellas.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne