Shqipëri, diplomohen studentët e universitetit të Fondacionit Maarif

Në Shqipëri është organizuar ceremonia e diplomimit të studentëve të universitetit të Fondacionit Turk Maarif për nivelin e studimeve bachelor, master dhe doktoraturë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ceremonia për studentët e Universitetit New York Tirana, e mbajtur në ambientet e Teatrit ArTurbina në Tiranë, ka mbledhur së bashku përfaqësues të institucioneve turke, të institucioneve të Shqipërisë, pedagogë, studentë dhe prindër.

Gjatë ceremonisë u lexua edhe mesazhi i presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ku ndër të tjera në mesazhin e tij thekson se, “Mbështes gjithë punën e fondacionit tonë për plotësimin e nevojave dhe kërkesave të popullit vëlla dhe mik shqiptar në fushën e arsimit në të gjitha nivelet”.

Në aktivitet ishte i pranishëm edhe zv/ministri i Rinisë dhe Sporteve i Turqisë, Prof.Dr Halis Yunus Ersöz, i cili në fjalën e tij përshëndetëse tha se ky universitet do të luaj një rol shumë të rëndësishëm në forcimin e miqësisë mes Turqisë dhe Shqipërisë.

“Kohët e fundit është e dukshme që është edukimi që do i lidh popujt së bashku. Një universitet me të tilla vizione do të ketë mbështetjen e qendrës tonë Maarif. Gjithashtu do të rritet mbështetja jonë për të gjithë të diplomuarit e këtij universiteti. Dua të theksoj se të gjithë të diplomuarit që janë pjesë e një familje shumë të madhe të Fondacionit Maarif do të jenë pjesë jo vetëm e kësaj familje të madhe, por edhe pjesë e popullsisë 80 milionëshe e shtetit turk.”, tha Ersöz.

Ai më tej theksoi se Turqia do të jetë mbështetësi kryesor i studentëve në çdo fazë të jetës.

“Jam i sigurt që të gjithë të diplomuarit e këtij universiteti do të punojnë së bashku për të ndërtuar një të ardhme akoma më të mirë për të gjithë ne dhe do të kontribuojnë në rritjen e mirëqenies së vendit të tyre”, theksoi Ersöz.

Ndërsa Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, tha se Fondacioni Maarif pret me padurim për ta bërë këtë universitet jo vetëm më prestigjiozin në Shqipëri, por edhe më prestigjiozin e të gjithë rajonit.

“Brenda një periudhe shumë të shkurtër do të jeni me të vërtetë shumë krenarë që jeni diplomuar në këtë universitet. Natyrisht, në këtë kuptim do të sjellim fuqinë siç e shihni tani, të sektorëve privat turq. Kontributet e prekshme synojnë funksionimin më efikas të këtij universiteti dhe në të ardhmen e afërt do të krijojmë një partneritet midis sektorit privat dhe universitetit. Kjo do të japë një kontribut të vërtetë në mirëqenien dhe zhvillimin e brezave të ardhshëm të Shqipërisë”, deklaroi Yörük duke iu drejtuar studentëve.

Përfaqësuesja e Fondacionit Maarif, Prof.Dr. Aşkın Asan, gjatë ceremonisë u shpreh se fondacioni e përcakton arsimin si një proces dinamik dhe të përhershëm të të mësuarit, që sipas saj do të lulëzojë ekzistencën kulturore dhe shoqërore.

Duke theksuar se Fondacioni Turk Maarif ka aktivitete edukimi në dhjetëra vende të ndryshme, Asan tha se, “Në total kemi 272 shkolla dhe 30.000 studentë anembanë botës. Do të thotë që kemi gjithsej 30.000 vëllezër e motra në të gjithë botën. Fondacioni Turk Maarif është bërë shumë i suksesshëm dhe një markë e shquar arsimore në arenën ndërkombëtare”.

Një fjalë përshëndetëse mbajti edhe rektori i Universitetit New York Tirana, Prof. Dr. Ismail Kocayusufoglu, i cili theksoi se “falënderon prindërit të cilët na kanë besuar edukimin e fëmijëve të tyre”.

Fondacioni Turk Maarif administron disa institucione arsimore në Shqipëri, përfshirë edhe Universitetin New York Tirana./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne