Shqipëria bëhet vend arab, Edi Rama mbron muxhahedinët në ligën e diktatorëve arabë

Kryeministri i shqipërisë Edi Rama ka marrë pjesë sot në samitin e Ligës Arabe ose takimin e diktatorëve të botës Arabe që po mbahet në Athinë.

Në fjalën e tij Rama tha se “Me botën arabe jemi në kushte miqësore. Shpresojmë t’i çojmë edhe më tej lidhjet tona”, duke e bërë edhe Shqipërinë një vend arab duke e futur Shqiperinë në Ligën Arabe. Me shkuarjen e Ramës në Ligën Arabe tani Shqipëria mund të deklarohet vend arab dhe Edi Rama renditet kështu përkrah të githë diktatorëve dhe monarkëve absolut të Lindjes së Mesme.

I pranishëm në takimin e mbledhur përkrah diktatorëve të botës arabe si diktatorët e Arabisë Saudite, Egjiptit etj Rama tha: “Ne i hapëm dyert të shpëtojmë këta mijëra iranianë. Mikpritja lidhet me një kërcënim ndaj sigurisë sonë kombëtare. Prandaj është e rëndësishme të bashkëveprojmë”, duke shprehur hapur qëndrimin e tij,  ku së bashku me ata mbrojnë të gjithë muxhahedinët.

Gjatë fjalimi të tij Rama shprehet se: “Po jetojmë një situatë të veçantë për sigurinë e cila është në rrezik nga aktivitetet armiqësore në Iran. Mirëpritëm mijëra vetë nga opozita iraniane, të cilët gjetën strehë në Shqipëri. Ne jemi popull mikpritës, kemi histori krenarie. Ne i hapëm dyert të shpëtojmë këta mijëra iranianë. Mikpritja lidhet me një kërcënim ndaj sigurisë sonë kombëtare”.

Në këtë fjalim Rama përzien dhe bën bashkë dy gjëra diametralisht të kundërta, mikëpritjen e shqiptarëve që është e shenjtë dhe stehimin e muxhahedinëve ose ish anëtarët e Organizatës terroriste MEK. Këtë përzierje Rama sigurisht që e ka bërë me qëllim që tju hedhë hi syve shqiptarëve për këtë veprim të papranueshëm të qeverisë që ai drejton dhe dështimin e tij si kryeministër për të garantuar sigurinë e shqiptarëve.

Me këtë pjesmarrje dhe mbështetje të ofruar nga Rama, këtej e tutje ai mund të quhet në versionin arab si emiri i plotfuqishëm i Arnautistanit./Gazetaimpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne