Shqipëria e Bllokit/Nga Ilir Babaramo

Një stuhi e paparë përfshiu opinionin publik pas daljes së audioregjistrimit që ju bë një menazhereje të një kompanie Call Center.

Moralistët e përjetshëm u turrën ta kryqëzojnë. Po shkelen të drejtat e njeriut… ky është kapitalizmi i egër shqiptar që duhet ta refuzojmë… Mungonte vetëm citimi i Marksit se në kapitalizëm njeriu për njeriun është ujk.

U bëra kurioz për ta dëgjuar atë audio. Kërkova në internet dhe e gjeta menjëherë. Dëgjova një njeri të dëshpëruar që thuajse kishte humbur kontrollin. Gjithsesi thelbi ishte i qartë. Ajo “shtriga” kishte si ultimatum që çdo operarore e Call Center të mos mbyllte telefonin dhe të kryente deri tre telefonata për çdo ditë pune. Vura duart në kokë. Të marrësh rrogën vetëm se duhet të bësh maksimumi tre telefonata mu duk e ububushme. As më shkoi ndërmend se bashkë me gjithë brezin tim kemi punuar deri në 15-16 orë në ditë në kushtet më të paimagjinueshme. Ku po shkojmë, e kapa vetem duke menduar me zë të lartë.

Poshte ballkonit tim kam një Call Center. I shikoj ato goca, shumë prej tyre me truk super të ekzagjeruar që zbresin nga makinat e ca kokërruarve një metër larg nga hyrja e punës në orën dhjetë të paradites. Me trukun dhe veshjen e tyre kuptoj se kanë gabuar vend. Nuk kanë ardhur për punë, por po shkojnë nga Blloki.

Nëse natën është ndonjë laçian që u bën eskortën, në hyrje të punës i pret ndonjë pergjegjës turni nga Kalabria apo Pulja që jargavitet nga gjysma e shalëve jashtë. Imagjinoni se çfarë produktiviteti.

Modeli i Shqipërisë së Bllokit, “Dolce Vita” në vendin më pa brekë në bythë, është e keqja jonë më e madhe. Ata që e konceptojnë jetën se është si në Tv e Berluskonit duhet ta dinë se fqinji ynë përtej Adriatikut u bë ekonomia e gjashtë e botës duke punuar fort, shpeshherë dhe kafshërisht. Se që të shkosh ne Monte Carlo me pushime ose duhet të shesësh punën ose diçka tjetër.

Dhe njëherë po e përsëris. Më duket absurde që për të marrë ditën e punës në një Call Center duhet të mos mbyllësh telefonin dhe të bësh maksimumi tre telefonata për tetë orë. Ehat the fuck!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne