Shqipëria është një trup i vdekur, i shpëlarë nga historia…

Nga Robert Aliaj

Çfare na mbetet neve per te besuar tani? Asgje. Ne nuk besojme me ne kulture, Ne besojme tek perulja, Ne besojme kur nuk themi te verteten. Ne besojme friken. Ne besojme konformitetin. Ne besojme ne hiçin, mashtrimin. Kjo eshte e papranueshme. Ne perfundimisht i kemi tradhetuar vlerat per te cilat kemi aspiruar kohe me pare, dhe kjo krize qe po kalojme, eshte pikerisht sepse ne kemi kompromentuar dhe shkaterruar vlerat tona bazike prej gjeneratash. Kjo nuk eshte nje krize gjoja politike ne interes te popullit.

Kjo eshte nje krize imoraliteti. Eshte nje krize e tradhetise se vetvetes. Eshte eminente te artikulohet arsyeja e vertete e ketyre krizave per te zbuluar çfare ndodhi qe ne kemi gabuar kaq rende, saqe kemi perfunduar ne nje situate kaq te veshtire? Na duhet kohe te kuptojme cfare ndodhi sepse e ardhmja e shoqerise shqiptare eshte ne rrezik. Problemi eshte shkelja e ligjit, e te drejtave, integriteti i perdhunuar nga korrupsioni. Shqiperia eshte si nje trup i vdekur i shpelare nga historia sepse ajo ka tradhetuar gjithshka. Shqipetaret si krimbat qe e bejne pluhur kufomen e saj. Kjo eshte epoka e imoralitetit masiv dhe forces monstruoze te dhunimit te vlerave duke perçmuar dhe shkaterruar shoqerine shqiptare.

NUK ESHTE FAJI POLITIKANEVE THONE ATA, NUK ESHTE FAJI POLITIKANEVE. ESHTE FAJI I VOTUESVE. Kemi harruar ne te themi JO?

Kemi ne te drejte te mbrojme interesat e femijeve tane? Jemi verbuar ne aq sa nuk shohim qe asgje nuk funksionon, qe kemi nevoje per ndryshime? Votuesit ndjehen te privuar, te zhgenjyer, te varferuar dhe jane bere sentimentale, te dobet. Votuesit jane vete-strukur ne cep te murit, sepse shteti i te drejtes apo uria gjenerale, e ka demtuar ekonomine mendojne ata. 20 mije lekeshi duket si opsion. Dhe akuzojne me kot qeverine qe kane pervetesuar parate e femijeve te tyre. Kujt i perket Shqiperia? Eshte dhene ajo me qera? Eshte dhene me qera jeta jone? Liria jone? Kultura, siguria, stabiliteti ekonomik dhe e ardhmja e femijeve tane? Kemi deshtuar ne?

Neqoftese votuesit do mesonin nga e kaluara, shteti i se drejtes “kjo cicë gjigande maternale” nuk do te degradonte ne kete pike, ne kete forme dhunimi fundamental te çdo principi dhe çdo qellimi drejt nje shoqerie imorale. Paraja e vjedhur, kjo shtrige e rrembimit te indipendences se votuesve, blen votat nepermjet kesaj forme gjakpirje mekanike te avashte e gjakëparethithëse. Shqiperia e ka tradhetuar veten kohe me pare. Shqiperia ka tradhetuar Jezusin e principeve te saj. Shqiperia zgjodhi rrugen me te lehte, zgjodhi rrugen e joshjes se zorraxhinjve permes kenaqesive. Dhe ne fund ti pretendon se je i shokuar, qe gjithshka qe ti ke arritur eshte ferri.

Mos harroni, te vesh duart ne koke, te kryqezosh gishtat, te ulerasesh, te thyesh, te çmendesh nga realiteti nuk e zgjidh krizen. Ne kemi nevoje per vendime qe sigurojne te ardhmen e femijeve tane, ku do jetojne ata, si do jetojne ata. Te shpresosh nuk eshte nje strategji, nenshtrimi patologjik nuk eshte nje strategji. Çfare eshte nje strategji? Dija,emancipimi, informacioni etc. Keto jane bazat qe na bejne te afte te marrim vendime me te mira, me shpresen qe gjenerata e ardhme, me ndihmen e zotit te mund te thote: O zot, ata kishin te drejte.

Citynews.al

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne