Shqiperia

Shqipëria krijon incident diplomatik me Greqinë

Grupi i muxhahedinëve të MEK të cilët nisën të pozicionoheshin në Shqipëri në 2013 nga Iraku u konsideruan që n fillim si një grup i rrezikshëm që do të sillte jo pak probleme për sigurinë kombëtare shqiptare. Teksa po mbushen 7 vite nga ardhja e tyre në vendin tonë incidentet diplomatike dhe ato që e kanë kërcënuar drejtpërdrejt sigurë e Shqipërisë nuk kanë munguar. Nga dëbimi pa arsye i diplomatëve iranianë nga Shqipëria deri tek ky i fundit i ndodhur sot janë dëshmues i kërcënimit real që sjell MEK i Merjem Raxhavit për Shqipërinë.

Pikërisht sot autoritetet shqiptare pasi kanë nxjerrë nga qendrra e mbajtjes së azilantëve të Kerracit, ish muxhahedinin Ehasan Bidi armik personal i xhihadistes Merjeme Raxhavi kanë vendosur që të dëbojnë nga Shqipëria Ehasan Bidin.

Meqënëse asnjë vend i botës nuk i pranon muxhahedinët iranianë autoritetet shqiptare kanë quar në pikën kufitare të kapshticës Ehsanin, të cilin e kanë hedhur në zonën neutrale ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë.

Autoritetet greke janë vënë në dijeni të këtij akti banditesk nga gjeneral Sandër Lleshi. Merjeme Raxhavi dhe muxhahedinët iranianë tanimë po rrezikojnë jo vetëm sigurinë kombëtare të Shqipërisë por edhe të Evropës.

Ky është një incident i rëndë diplomatik. Muxhahedinët që Shqipëria i mori duhet t’i mbajë në Shqipëri dhe akti i dëbimit dhe hedhjes së tij në kufirin Shqipëri- Greqi për t’i bërë qejfin xhihadistëve të Merjem Raxhavit është një sulm i drejtpërdrejt kundër Bashkimit Europian dhe Greqisë.

Autoritetet evropiane duhet të reagojnë dhe nuk duhet që ta lejojnë Shqipërinë që të kthehet në një territor i xhihadizmit ndërkombëtar./GazetaImpakt/

OPINIONE

INTERVISTA