Shqipëria më e mbrojtur nga COVID-19 për shkak të vaksinimit masiv me BCG

Nga Pirro Prifti

Ndjekja me kujdes e zhvillimeve të Pandemisë nga corona virusi gjatë cilës brënda këtyre dy muajve të fundit e deri më sot dt.11 prill 2020  ka 1 709 593 të infektuar, të vdekur 103 506, tëshëruar 381 935 njerëz (https://ëëë.gazeta.ru/).

Vërehet gjithashtu një punë e madhe shkencore për të gjetur vaksinën kundër COVID-19, dhe një impenjiv masiv shkencor në të gjithë botën për të gjetur medikamentet sa më efikase për të shmangur rastet e rënda dhe vdekjet.

Dihet se ky retrovirus që ka ARN replikohet shumë më shpejt se viruset e gripit nëpërmjet hyrjes në celulat e organizmitduke u fiksuar tek receptorët ACE-2 dhe nëpërmjet ndikimit tek plazminogenit. Aty në qelizë lidhet me AND e qelizave dhe replikohet (shumëzohet) dhe dëmton sidomos pulmonet, veshkat dhe zemrën. E vetmja metodë gjenerale për të ndërprerë infeksionin është vaksinimi masiv e cila parandalon infeksionin viral. Sigurisht mjekimiet me medikamente që reklamohen shumë sidomos për rastet e shtruara në spital  janë të shumta dhe secila industri farmaceutike dhe shtet i bën reklamëmedikamentit të vet, por më efikaset janë disa antivirale qëpengojnë virusin të shumëzohet si remdesivir, ritonavir and lopinavir, umifenovir, favipiravir, darunavir, emtricitabine/tenofovir, medikamente të tjerë që përdoren për mjekimin e sëmundjeve  kronike të artritit si Actemra and Kevzara dhe Baricitinib.

Sidoqoftë medikamenti më i përdorshëm ështëHidroChloroquine e kombinuar me Azitromicinën (megjithëefektet e shumta anësore të rrezikshme) ose mefloquina. Medikamente të tjera në studim janë: ruxolitinib, medikamentiimudon një imunostimulues, madje dhe një medicament kunër parazitëve (morra e zgjebe) si ivermectin, apo Camostat mesylate, përdorimi i imunoglobulinave hiperimuna, madje dheitalianët kanë përdoru Ozonin.

Interesant është fakti se vëndet perëndimore po e vuajnë mëshumë Morbozitetin Mortalitetin dhe Letalitetin (vdekshmërinënë spitale)se sa vëndet ish socialiste, në të cilat Morboziteti, Mortaliteti dhe Letaliteti  janë më të ulura në mënyrë mësinjikative sipas disa artikujve të autorëve australianë të cilët kanë  përdorur vaksinën kundër TBC – të quajtur BCG. Sigurisht edhe autorë të tjerë vunë re se Morboziteti, Mortalitetiishin më të ulur në vëndet e ish bllokut komunist përfshi Shqipërinë e ka burimin tek vaksinimi i detyrueshëm masiv mëvaksinën BCG që në ditët e para të lindjes së fëmijëve (theory https://t.co/3Rs9RckQLJ), (https://ëëë.medrxiv.org/content/10.1101/2020.04.07.20053272v1).

Po çfarë është vaksina për parandalimit të TBC që quhet  BCG? Është vaksinë gati 100 vjeçare.

Hynë në grupin e vaksinave të dobësuara dhe ka marrë emrin në bazë të njerëzve që e kanë zbuluar: B-Bacillus, C-Calmette, G-Guerin. Kjo vaksinë jepet tek fëmijët e posalindur, pra preferohet 3-7 ditë pas lindjes, por jo më gjatë se 1 vit. E njëjta vaksinë jepet edhe në moshën 7 vjeçare, 13 vjeçare dhe në raste të veçanta edhe në moshën 19 vjeçare. Efektet anësore të vaksinës BCG janë: nyje limfatike të fryera, skuqje në vendin einjektimit, ethe, dhimbje gjatë urinimit, dhimbje abdominale (barku), vjellje dhe vdekje ose sëmundje serioze. Personat që nuk duhet të marrin këtë vaksinë janë: personat me imunitet të dobësuar, personat me HIV-AIDS, personat që kanë transplantuar organe dhe gratë shtatëzëna. [4]

Në Shqipëri mbulesa vaksionale është mbi 95% dhe në dozat e para arrin mbi dhe 98%. Moshat e vaksionimit janë 0-15 vjeç. [14]

Kosova ka përfshirë 95% të popullatës në imunizim. Fëmijët në Kosovë vaksionohen dhjetë herë që nga mosha 0-18 vjeçare. [12] Në Kosovë 79% e fëmijëve në moshën 24-35 muaj janë të vaksinuar plotësisht. Mirëpo, mbulimi i imunizimit mbetet shumë më i ulët në mesin e komuniteteve rome, ashkali dhe egjiptiane, ku më pak se 1/3 e fëmijëve 24-35 muajsh janë plotësisht të imunizuar (30%) (MICS 2014). Dihet se ekzistojnë 15 lloje të vaksinave për fëmijë

(https://sq.ëikipedia.org/ëiki/Vaksinimi_i_f%C3%ABmij%C3%ABve)

Ky vaksinim me  BCG që në ditët e para të jetës e që bëhetintradermal, jep imunitet aktiv të fituar që zgjat me vite, krahasimunitetit natyral që e merr fëmija direkt nga nëna.

Të dhënat e mbledhura sipas Devi Dayal, Saniya Gupta “Connecting BCG Vaçination and COVID-19“( https://ëëë.medrxiv.org/content/10.1101/2020.04.07.20053272v1)thuhet:

Ne gjetëm një diferencë sinjifikative në CFR (case fatality rates- rastet me përqindje fataliteti) midis dy grupeve ( pacientë pa vaksinuar me BCG dhe pacientë të vaksinuar me BCG): “Tëdhënat tona përkrahin pikpamjen se një vaksinim universal me BCG ka një effect mbrojtës ndaj infeksionit më COVID-19, ndoshta duke parandaluar zhvillimin e komplikacioneve të rënda dhe vdekjeve“.

Pavarësisht nga këto punime shkencore, diferencave statistikoretë cilat janë të dukshme nga ana statistikore midis vëndeve perëndimore dhe atyre të lindjes, punimat e shumta për tëzbuluar sa më shumë për strukturën dhe funksionet e këtij virusi të rrezikshëm, pavarësisht përqindjeve të larta të vdekshmërisëtë cilat janë disa të egzagjeruara, sepse në to përfshihen edhe vdekje të cilat nuk kanë lidhje me virusin COVID-19, po drejtohen në gjetjen e vaksinës, por sidoqoftë masat e ndërmarra nga shteti ynë në zbatim të direktivave të OBSH, si distancimi social, higjena personale, disinfektimi i mjedisit, luajnë një rol të rëndësishëm në shmangien e epidemisë në Shqipëri.

Ndjekja e kujdesëshme e sëmundshmërisë tregon se Shqipëria ka arritur pikun e përhapjes së infkesionit me COVID-19, dhe sumë shpejt kjo sëmundshmëri do të bjerë dhe fillimi i majit, dhe ndrrimi i stinëve, në të cilën luan rol të madh jo vetëm ngrohtësia por edhe rrezatimi ultraviolet natyral diellor do të pakësojë dhe shpresojmë të zhdukë këtë infeksion të rrezikshëm të ardhur nga Kina./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne