Shqipëria merr pjesë në Shkollën Verore të Turqishtes, në Stamboll

Në Shkodër u zhvillua mbledhja informuese për nxënësit e institutit turk “Yunus Emre” të cilët do të jenë pjesëmarrës në programin “Shkolla Verore e Turqishtes”, të organizuar që 9 vite nga instituti “Yunus Emre”.

Në fund të mbledhjes, nxënësve iu shpërndanë dhurata nga produktet promovuese të Institutit.

Në programin që realizohet  me mikëpritje të 28 qyteteve të Turqisë dhe 30 universiteteve nga këta qytete; marrin pjesë nga 118 shtete,1000 nxënës ndërkombëtar. Në programin që zhvillohet në periudhën 16 korrik-12 gusht, gjatë një muaji nxënësit shëtisin vendet historiko-kulturore, marrin pjesë në aktivitete tradicionale si dasëm dhe nata e kënasë dhe ndjekin kurse si ebru, qeramikë, kulinari, instrument dhe valle popullore.

Nxënësit kanë mundësinë të mësojnë dhe njohin nga afër kulturën turke duke shëtitur dhe duke e jetuar atë gjatë vendndodhjes në Turqi dhe duke e përfunduar këtë program me shëtitjen në qytetin e mrekullueshëm, Stamboll./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne