Shqiperia

Shqipëria në panairin e Berlinit – Qindra vizitorë të interesuar për të mësuar më shumë

Nga data 7-11 mars, Shqipëria po prezantohet në Panairin Ndërkombëtar ITB Berlin, i cili është një nga panairet më të rëndësishëm në Evropë dhe botë.

Në këtë prezantim, Agjencia Kombëtare e Turizmit si dhe operatorët turistike po shfaqin risitë dhe ofertat e turizmit shqiptar për publikun gjerman e botëror, i cili ka shfaqur një interes të veçantë dhe në rritje për Shqipërinë.

Panairi Ndërkombëtar i Turizmit në Berlin, është ndër më të rëndësishmit në llojin e tij.
Në vitin 2017 rreth 10 mijë kompani dhe organizata nga 184 vende ekspozuan produktet dhe shërbimet e tyre për rreth 169 mijë vizitorë, nga të cilët 109 mijë vizitorë tregtarë.

Panairi po ndiqet edhe nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.