Shqipëria në valën e të nxehtit afrikan, kur pritet rënia e temperaturave

Shqipëria do të mbetet në periferi të valës së të nxehtit afrikan, njofton Meteoalb, valë që gjatë mesditave të kësaj fundjave, sjell temperatura mbi 30°C në 90% të territorit shqiptar.

Në zonat malore temperaturat maksimale variojnë nga 31 në juglindje deri 35°C zonat verilindore si Kukësi; në bregdet dhe zonat e ulëta temperaturat maksimale ngjiten në 35 – 36°C por në zona specifike pritet që temperaturat maksimale të ngjiten lehtësisht mbi 38°C.

Dita e hënë sjell rënie të ndjeshme të temperaturave, vlera të cilat janë lehtësisht mbi maksimumet tipike mujore dhe do të vijojnë me luhatje të lehta deri në mesjavën tjeter.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne