Shqiperia

Shqiperia nuk iu tremb Amerikes dhe evangjelisteve: votoi pro Palestines

Shqipëria ka votuar pro rezolutës egjiptiane, ndërsa në rajon Kroacia, Bosnja dhe Hungaria kanë abstenuar.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën që u bën thirrje Shteteve të Bashkuara që të tërhiqet nga vendimi i njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit.

128 vende anëtare kanë votuar pro, 35 kanë abstenuar dhe 9 vende të tjera kanë dalë kundër rezolutës, ndërsa 21 të tjera nuk kanë marrë pjesë.

Teksti i rezolutës thotë se çdo vendim për statusin e Jeruzalemit “është nul dhe i pavlefshëm” dhe duhet të tërhiqet.

Para se të votohej, Donald Trump dhe ambasadorja e SHBA në OKB kercenuan vendet anëtare për ndërpreje të ndihmave financiare nëse votojnë pro rezolutës dhe marrje shenim te emrave. Sjellja arrogante e ambasadores Nikki Haley duket se nuk e ka trembur shumicen e botes, perfshire edhe Shqiperine. Ndryshe nga Shqiperia ku politikanet tane tremben nga ambasadori Donald Lu, ne OKB Shqiperia eshte sjelle pa komplekse dhe i ka thene jo ekstremizmit fetar amerikan.

Nga ana tjetër, para se të behej votimi OKB-ja eshte ofenduar nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu i cili e cilësoi OKB-në si “shtëpinë e gënjeshtrave”. Me gjithe keto kercenime dhe ofendime, Shqiperia qendroi me fuqite e Evropes dhe i tha jo ekstremizmit evangjelist te amerikaneve.