Shqiperia

Shqipëria pjesë e studimit të OBSH/ Ja pacientët që do t’i nënshtrohen dhe mjekimet që do të përdoren

Shqipëria është bërë pjesë e një studimi të Organizatës Botërorë të Shëndetësisë ku do të marrin pjesë 100 vende.

Studimi konsiston në gjetjen e mjekimit të efektshëm kundër Covid-19 në një kohë sa më të shpejtë.

Sipas zyrës së OBSH në Shqipëri, studimi do të përfshijë pacientë në moshë të rritur dhe të hospitalizuar dhe marrin trajtim mjekësor spitalor standard, për të parë efektet e medikamenteve kundër Covid-19.

Do të jenë vetë pacientët që vendosin nëse do të marrin medikamentet ndërsa ekipi mjekësor do të vlerësojë gjendjen e pacientet për efektet anësore që do të japë medikamenti por edhe për sëmundjet bashkëshoqëruese.

Medikamentet e certifikuara deri tani për këtë testim janë:

– chloroquine ose hydroxychloroquine;

– lopinavir dhe ritonavir;

– lopinavir/ritonavir plus interferon beta,dhe remdesivir.

“OBSh-ja përgëzon Shqipërinë për pjesëmarrjen në Studimin klinik të Solidaritetit. Mbi 100 vende në botë janë duke punuar së bashku përmes këtij studimi, për të gjetur mjekimet e efektshme në kohën më të shpejtë të mundshme.

Studimi përfshin pacientët në moshë të rritur me COVID-19, të hospitalizuar. Pacientët adultë, të cilët marrin trajtimin spitalor standard, do të marrin gjithashtu medikamente që po studiohen për veprimin e tyre ndaj koronavirusit të ri dhe sëmundjes së shkaktuar prej tij.

Në Shqipëri do të zbatohet i njëjti protokoll standard, sikurse edhe në vendet tjera. Çdo pacient jep pëlqimin e tij nëse dëshiron të marrë edhe medikamentet në studim apo jo. Ekipi mjekësor i trajnuar vlerëson gjendjen e çdo pacienti për sëmundjet bashkëshoqëruese dhe kundërindikimet.

Përmes Studimit klinik të Solidaritetit, do të studiohen medikamentet:

– chloroquine ose hydroxychloroquine;

– lopinavir dhe ritonavir;

– lopinavir/ritonavir plus interferon beta,dhe remdesivir.

Medikamente të tjera mund të shtohen në studim sipas të dhënave kërkimore.

Studimi monitorohet nga Komiteti për të dhënat globale dhe monitorimin e sigurisë, i përbërë nga një grup ekspertësh të pavarur”, thuhet në deklaratën e OBSH.