Shqiperia

Shqipëria refuzon pjesmarrjen në ceremoninë e Nobelit

Shqipëria nuk do të marri pjesë në ceremoninë e çmimeve Nobel më 10 Dhjetor, në shenjë proteste ndaj Peter Handke, fitues i çmimit Nobel në Letërsi. Ai njihet si mbështetës i “Kasapit të Balllkanit” Slobodan Miloshevic.

Ambasada shqiptare në Suedi shkroi në faqen e saj në Facebook, se i ka informuar organizatorët e ceremonisë për mospjesmarrjen “për të shprehur solidaritetin me vuajtjet e asaj kohe të vëllezërve shqiptarë në Kosovë, të cilët e pësuan tepër rëndë nga genocidi serb i Miloshevicit.”

Një ditë më parë, Kosova deklaroi se nuk do të merrte pjesë në ceremoni për të njëjtën arsye, duke kërkuar që edhe Shqipëria të bënte të njëjtën gjë.

Njoftimi për çmimin e Handkes në tetor, nxiti reagim të gjerë nga boshnjakët, shqiptarët dhe shtete të tjera, të prekura nga lufta e egër e Miloshevicit./exit

OPINIONE