Bota

Shqipëria shi dhe borë, në Turqi qytetarët kënaqen duke notuar në det

MUGLA  – Derisa temperaturat e ulta dhe reshjet e borës kanë goditur pjesën më të madhe të Evropës, qytetarët e Fethiye në Mugla të Turqisë janë kënaqur me notin në det.

Temperatura e ujit të detit në dhjetor arrin në 21 gradë, ndërsa qytetarët këtë e shfrytëzuan për të notuar në det teksa të tjerët kënaqen në rrezet e diellit. Ka edhe nga ata që kohën e bukur e shfrytëzojnë për shëtitje në plazh.

Eyyup Karakaya me familje arriti për pushime nga Stambolli. Ai tha se është ndjesi e bukur që në dhjetor mund të notojë në det. Edhe vitin e kaluar në po të njëjtën kohë ka qenë në Fethiye, edhe atëherë po ashtu ishte kënaqur.