Shqipëria s’mund të bëhet turpi i Europës, Meta: Ofrojmë karriget

Krëeu i LSI Ilir Meta përsërit edhe sot se Shqipëria nuk mund të jetë turpi i europës në 2017, dhe se LSI do të ofrojë karriget e saj për të zgjidhur krizën politike.

Meta: Çdo politikan mund të jetë peng i të kaluarës së tij por asnjëherë nuk mundet të jetë një fatkeqësi për vendin e çdo politikani. E ardhmja e atij vendi nuk mund të merret peng nga askush. Nga askush që mendon më shumë për karrigen sesa për paqen sociale, stabilitetin dhe mirëqënien e vendit të tij dhe qytetarëve të tij. Nuk kemi asnjë minutë për të humbur as me arrogancën e njërës palë as me ultimatumet e palës tjetër për ti dhënë Shqipërisë zgjedhje të lira dhe të ndershme, të gjithëpranuara nga të gjithë. Ne nuk do të kursejmë të gjitha energjitë tona, nuk na dhimbsen as karriget tona që nga karrigia e Ilir Metës, Ministrave të LSI për ti dhënë një zgjidhje të ndershme politike Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe për të mos u bërë turpi i Europës në vitin 2017.

Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne