SHQIPTARËT DHE ÇLIRIMTARËT- 1


Savash VELIU

Pyes sinqerisht ashtu si mendoj: Po të mos ishte Turqia a do të kishte Shtet Shqiptar dhe Komb Shqiptarë..!???

Pra, na jemi sot në të njëjtën gjendje politike me atë të vitit 1389 të Luftës së Kosovës kur gjithë Kombi Shqiptarë ishte dhe është nën kthetratë e armiqve të huaj me vuajtje mjerruese moralo-ekonomike që me tërheqjen nga Ballkani të Perandorisë Osmane. Shkaku politikës nënshtruese të udhëheqësve vazal të dirigjuar prej jashtë [po këta -dje ishin si xhon-turq sot janë xhonturq të rinj Pro NATOistë] që lakmoninë pozitat dhe korruptimin duke shkelur mbi dinjitetin e popullit matrapaza që të robëronin sikur të parët tanë të Skllevërruar para çlirimit osman…!?

Pushtetmbajtësit të atëhershëm e të sotëm nuk dallojnë nga njëritjetri nën okupimin sllav apo romak [perëndimit] atyre u interesonte kryesisht vet të jenë mirë derisa populli vuante nga kanonet kishtare dhe feudo-skllavopronarët që ua ndrydhnië jetën e tyre derisa Popullit të shkelur që kërkon’te liri u pëlciti piskama në kup të qiellit, në fakt kërkonin t’u vjen në ndihmë Ballkanit mbrojtja e Perandorisë Osmane të mirëpritur krahapur. Kështu popujtë shpëtuan gjenezën nga barbarët vendas që jetuan në Paqe e rehati të lirshëm për 500 vite. Tani janë kthyer popujtë në situatën politike të njejtë me ate të mesjetes së errët kur serbia dhe venediku me servilët tanë të principatave pa identitet kombëtar bashkë me armiqët e popullit gatise të asimiluar nga varshmëria serbo-venedikase bënin ahenge e sefa pa fije turpi që përsëritet me serbo-grekët e sotëm… Hamza thotë; Unë nuk kam frikë nga e keqja e armikut; mua më frikëson dinakëria e mikut!

… Njerezit hundëpërpjetë, mendjemëdhenjtë dhe ata që i e shohin çdokend nga lart poshtë, në çdo kohë janë përzënë nga njerëzit dhe janë goditur nga ndëshkimi i të Madhit Zot!  

Personalisht shoh se jemi në gjendje të pashpresë si atëherë dhe sot kur populli ishte dhe është mbështetur për muri i pashpresë i paralizuar skajshmërisht… Në këtë parrugdalje kushdoqoftë të ishte sërish do ta kërkonte shpëtimin te miku i përjetshëm Turqia e fuqishme si Çliruesja nga zgjedha politike e oligarkëve ogurzezë euro-amerikanë që shtypin dhe e varfërojn popullin si gjithkund në vendet ku ata kanë shkelur si “çlirues”, por në fakt ata si fuqi imperialiste vetëm kanë shkatërruar.

A nuk është turp një ambasadore “mike” t’iu paraprij lëvizjes çthurëse amorale të defilojnë para popullitë të mllefosur me halabakët politik në shërbim të përçarjes me lëvizjet përçarëse SOROS duke e përhapur edhe islamofobinë në shërbim të kauzës “Divede et Impera”…!

Missionarët zyrtar dhe OJQtë keqpërdorin detyrat për të fut përçarje në shoqëri, në parti, tarafe, në fe me sekte e tarikate, në racë e etni shumicë apo pakicë, një lojë e ideologjizuar me hollësi kirurgjike mbi Indin kombëtar.

Kjo ambasadore “mike” me një dosje të zezë politike si ish ambasadore në Turqi e akuzuar për nxitje të protestave sorosoide Antiqeveritare kurse sot ushtron detyrën e njejtë në Shqipëri sigurisht të prish lidhjen shqiptaro-turke.

Prof.Dr. Miftar Spahija thotë; “Turqit ishin komb islamik. Shqiptarët e kuptuan shpejt që nji tjetër rrugë fetare e ndryshme nga ortodoksia, mund t’ua shpëtonte shpirtin para Zotit, dhe, në të njejtën kohë, mund t’ua këpuste zinxhirët e serbianizimit ose të helenizimit.

Ata e kapën momentin dhe nuk u luhatën gjatë kohë, Ishte një moment unikal historik i një rëndësie tejet të madhe. Dhe ata nuk e lanë t’u shpëtonte. Ata nisën me u konvertue në Islam për të qenë të ndryshëm, madje edhe në çështjet fetare, nga serbët dhe grekët e për të ruajtë kësisoj, individualitetin e vet si shqiptar. Islamizimi i tyre, ishte lëvizja ma racionale në historinë e tyre të gjatë të vuajtjeve nga invazionet sllave.

Evropa dhe Amerika nuk janë të shenjtë siç mendojnë shqiptarët e indoktrinuar me Pacifizëm. Por janë të drejtat e qytetarëve të shenjta. Populli nuk jeton për shtetin, shteti ekziston për t’i shërbyer popullit të tij. Prandaj e drejta dhe ligji tregohen më të zhvilluara në Perëndim, por në pasperdesë nuk është kështu. Do të ishte mirë nëse Perëndimi mund të kuptonte dhe zbatonte të drejtën dhe drejtësinë në mënyrë të denjë ashtu siç deklarohet… Por, Ata ndjekin vetëm rregullat që vendosin vetë. Megjithatë, ata nuk i lënë muslimanët të jetojnë të drejtat dhe liritë e tyre, ata i persekutojnë pa masë me islamofobinë të cilën e përhapën me virusin e 9/11 shtatorin dhe tentimi vazhdon me viruse të tjerë!!!

Prandaj Çlirimi dhe Paqeja Osmane nuk mund të barazohet me ate të NATOs së sotme. Me ardhjen e NATOs [DEXHALLIT] në tokat shqiptare nuk e ndryshoi gjendjen por vetëm se e përkeqsoi edhe më shumë seç ishte më parë!??

Dje ishte Darvinizmi që përbënte një bazë të përbashkët për të gjitha format e Terrorizmit në Botë. Kush për bazë kishte vendusur platformën e jetesës institucionale mbi Darvinizmin ai përhapte terrorizëm kurse sot ajo është maskuar nën Dexhalizëm që për bazë e ka zbatimin sërish të Terrorizoj Botën (e ushqen ate).!

Pra, gjithë Ballkani vuanë nga udhëheqësit e tyre të shitur tek perëndimi, I pavision e pa fiqir politik përball popullit të cilët presin “Godon” buzë greminës së agonisë, me shpresa të humbura se do vjen më e mirë një ditë për popullin e përvuajtur kur bënet fjalë për politikën shqiptare…  

Pra, “Aleatët [NATO]” e sodit të shqiptarëve barazuan çlirimtarët me agresorin sllav sepse ata serbo-grekët janë mashat diciplinues të shqiptarëve të padëgjueshëm të dirigjuar me diktatet të ‘’aleatëve’’ Ruso-Amerikan! Pra, më të avancuar janë Serbo-Grekët si faktor për të kryer punët e imperialistëve perëndimor spse janë superior përball shqiptarëve inferior të shkelur plotë një shekull!

Andaj Robert Elsie thotë; ”Shqiptarët nuk kanë ende një Histori, por vetëm Parrulla”! Kjo tregon se Historia Shqiptare është shkruar pasë LDB-së. Dmth, nga Komunistët Enverist përplot parulla dhe broçkulla në dëm të Shqiptarisë!

Të kthehemi pas në Histori dhe proceseve të montuara politike antishqiptare që tregojn se; Arsyeja e kryengritjes shqiptare brenda Perandorisë Osmane ishin “xhon-turqit” bashkëpuntorë të Perëndimit siç janë politikanët të sotëm kukulla të perëndimit me vazife të shtypin e të zhvatin vullnetin e lirë të popullit liridashës sërish. Pra, Shqiptarët u revoltuan kundër Xhon-turqve (ateistëve) mercenarë properëndimorë, e jo kundër Osmanëve muslimanë.

Sot Absurdi Shqiptar nuk arriti të kuptoj lojën e trushpërlarjes politike të edukuar nga mediatikët që i kandisën të besojn verbërisht se na jemi popull barbar kurse fqinjët janë të civilizuar… “Në qoftë se nuk jeni shumë të kujdesshëm, media do t’ju bëjë të urreni njerëzit që shtypen dhe adhurojnë shtypësit e tyre”, thotë Malik El-Shabazz (Malcolm X)!

Dhe Ballkani shihet shpesh si një rajon i ngarkuar nga dhuna dhe euforia nacionaliste për pjesën më të madhe të historisë, i përshkruar si ‘fuçia e barutit’ e Evropës dhe një zonë e nacionalizmit të egër. A është kështu?

Nuk është kështu, sepse Evropa na detyron të mendojmë kështu në favour të sundimit të saj të mëtejmë mbi këtë rajon strategjik duke favorizuar sllavo-grekët ajo vulosë axhendën e saj gjeopolitike.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne