SHQIPTARËT DHE ÇLIRIMTARËT – 2

Savash VELIU

Pyes ashtu si mendoj: Po të mos ishte Turqia a do të kishte Shtet dhe Komb Shqiptarë..!???

Përgjigja e Drejtë është e dhembshme; JO, KURRË!!! … “SHQIPËRIA nuk u okupua me forcë nga Perandoria Osmane porse ajo u përfshi [pushtua] si rezultat i zgjerimit të Perandorisë. Parandoria Osmane luajti rolin e administaratorit në Trojet Shqiptare’’, thotë; Fatos Lubonja!

Si mendoni a është Turqia ajo që pengonte rritjen dhe zhvillimin e Shqiptarëve apo të Shtetit Shqipëri për njëqindvitetë e fundit derisa ajo ishte qindpërqind e pazhvilluar nga Regjimet të instaluara për shtypjen e vullnetit të popujve siç qe e instaluar në Shqipëri nga forca e Fuqive të Mëdha Perëndimore në aleancë me Rusosllavët të cilët ushqenin regjimet kuklla në dy vendet Mike. Njëri ndër to regjime kolaboracioniste ishte e Enver Hoxhës e instaluar për shtyp enkas popullin që atë pushtet nuk e solli mbi vete, por populli besnik u qëndronte pas BALLIT KOMBËTAR e mposhtur me armët e perëndimit nga Komunistët Bollshevik shqipfolës.  

Në dy rastet e lartë përmendura dihet se mbi Shqipëtarët do të qëndronte RUSIA me lejen AngloAmerikane kurse NATO mbi TURQINË me GLADİO’n… Janë forcat imperialiste që kishin kujdesin e veçant të vendosen në pusht-shtet politikan nga radhët e pakicave etnike si shembull Vllehët në Shqipëri kurse Ermeno-Rumogrekët në Turqi. Dy pakica që udhëheqinë mbi dy popujtë paqedashës edhe sot, në përjashtim të Erdoganit!

Tani kuptohet pse gjithnjë Euro-Amerika bënë zhurmë në mbrojtjen e pakicave etnike dhe fetare në Botë…e keni qartë!??  

Tani lirshëm pyesim; A nuk ishte Turqia që ndaloi rrëmbimin e jugut shqiptar nga Greqia të organizuara me shërbimin amerikan CIA dhe Greqisë së përforcuar me Spartak Ngjelën ku dihet se Georg Tenet, një ‘shqiptar’ i vetëshpallur si grek, i cili ishte në krye të shërbimit sekret amerikan, kurse në krye të ambasadës amerikane në Shqipëri atë kohë poashtu kishim një të preferuar të lobit grek në SHBA!???

A nuk ishte Tansu Çiller zonjë e hekurt, Kryeministrja e Turqisë që garantoi kufijtë e Shqipërisë gjatë luftës civile në vitin 1997, ku grekët hynë brenda territorit shqiptar për të aneksuar ‘’Vorio Epirin’’ ose jugun e Shqipërisë, kur Kryeministrja turke i dha ultimatum Greqisë se nëse brenda 24 orëve nuk terhiqen trupat greke, atëherë do t’ju pushtojmë brenda një ore me kërcënimin “KUSH PREK SHQIPËRINË, KA PREKUR DHE TURQINË”, kështu i tha presidentit grek asaj kohe!?

Menjëherë në krizën e Shqipërisë 1996-97, në kuadër të oρerαcionit “ALBA” Turqia dislokoi në Shqipëri 900 trυρa për mbrojtjen e Shtetit shqiptar nga tendencat e Greqisë. Atëkohë Turqia aκυzonte grekët për revoltαt në Shqipëri. Por ishte qartë se këtë grushtshtet e përgaditën bashkë CIA-GREQI me bashkëtradhëtarët e brendshëm shqiptar. Ajo që vlen të theksohet, është se përveç Turqisë, asnjë vend i NATO-s apo BE-së nuk reαgoi kaq prerë në mbrojtjen të sovrαnitetit dhe integritetit të Shqipërisë. Shtetet e tjera heshtnin. Ashtu siç heshtnin në grushtetin në Shqipëri ashtu Heshtnin në Turqi më 15 korrik 2016 duke pritur epilogun në favor të tyre, por fatmirësisht tentativat dështuan!

Pra. Turqia mbrojti Shqipërinë para këtij rrezikυ, me 17 mars 1997 nëpërmjet Kryeministres së saj Tansu Çiller dhe Kryetarit Demirel, të cilëve ua kemi borxh ekzistencën e shtetit dhe kombit Shqiptar si për kohën e Perandorisë Osmane ashtu dhe sot.

Sërish pyesim zëshëm; A nuk ishte Turqia ajo që në Luftën e Kosovës 1998-99 ua ndaloj ngushticën e Bosforit Rusëve si sot në Luftën e Ukrainës kur ajo dërgonte armë shtetit serb me pretendim të dal në Adriatik të ankorohet në portin Bar në Mal të Zi..!???

A nuk ishte Turqia që bombardonte qytetet serbe me bomba dhe theu forcat serbe derisa bombatë e NATO-së u gjuanin në Adriatik…!???

A nuk ishte Turqia pas bombardimit mbi Serbinë që detyroj Amerikën të njohë Pavarësinë e Kosovës pasiqë nuk ishte e gatshme një gest të tillë të bëj sepse e kishte jashta axhendës së saj politike, por prej inatit ndau Mitrovicën veriore nga Kososva!???

Andaj ti kthehemi Historisë Shqiptare e cila na shpalos troç deklaratatë e Intelektualëve dhe politikanëve më të ngritur Rilindas të cilët historia komuniste i përfshiu sipërfaqësisht në rrjedhat historiko-politike të gjendjes së atëhershme politiko-ekonomike të kundërta me deklaratat të Komunizmit Enveristo-Serbosllave.

[Jeronim De Rada “Testamenti politik”, vepërz e botuar në 1902] thotë; “Ata që po nxitin sot shqiptarët në revolucion kundër turqve e bëjnë këtë jo ngaqë janë të krishterë, as nga dashuria për ne, por ngaqë duan që Turqia të reagojë dhe ta shkatërrojë idenë e Shqipërisë, që pastaj këta t’ia copëtojnë trojet mes tyre.”

Pashko Vasa [Cit. L. Skëndo “Liga e Prizrenit” Hylli i Dritës, Shkodër 1922, fq 470)] thotë; “Bashkimi i popullit shqiptar do të mund të kryhej duke qëndruar për ca kohë brenda kuadrit të Peradorisë Osmane”!

Pse janë anatemuar këta fakte historike Kombëtare përgjatë Historisë Komuniste që vijon në këtë formë të shtrembëruar edhe sot nga nipërit e tyre ‘pseudodemokrat’!??  

Ja tash qartësohet tabloja përse nipërit komunist me mediatorët e tyre na bëjnë ‘’mish për Top’’ vetem pse i faktorizojmë të vërtetatë brenda mediave sociale dhe shtypit të sotëm. A nuk i ngjajn këto akte komploteve të ‘’Natës së Bartallomeut’’ të mesjetës Kishtare që ndërmerte fushata të përgjakura ndaj Besimdrejtëve në emër të Heretizmit siç bëjnë sot pushtetet me mediat e zgjatura perëndimore ndaj fjalës së Lirë të mos depërtoj te populli shqiptar [musliman]!?

A nuk është e njëjta Plojë linçuese e bërë sot me Antiturqizmin dhe Islamofobinë e ushtruar brenda Shqiptarisë në 20 vitet e fundit shkaku i shpalosjes së vërtetës historike të thënësve Rilindasë Atëdhetar të mbuluara me dekada nga demagogjia politiko anatemuese që korenspondojnë me fjalët e Malkom X, që thotë; “Nëse gjarpri i ka kafshu të parët e mi edhe mua, dhe unë ua tërheq vërejtjen fëmijëve të mi që të ruhen nga gjarpri, çfarë të drejte ka ai gjarpër që mua të më akuzoj se unë përhap fjalë urejtje?”

Pra… a nuk ishte Evropa Perëndimore që vendosi copëtimin e tokave shqiptare në pesë shtete deri atëherë të bashkuara nga Osmanët në Katër Villajete Etnike për 500 vite derisa ishim të robëruar nga bizantinët sllavo-grekë të kohës në Konferencat e Londrës dhe Berlinit!??

Pse Ahmet Zogu – Mbret i Shqiptarëve, gjatë takimit me Ambasadorin turk në Tiranë, Ryshen Eshref (19 prill 1934). Cituar sipas AMPJT: Shqipëria, K 5\12. Raport dërguar MPJT-së së Turqisë nga Ambasada turke në Tiranë, nr. 8.7\997\68.] thotë; ‘’A nuk jetuam për pesë shekuj në unitet ndjenjash dhe kulture me Perandorinë Osmane. Kjo bashkëjetesë ka lënë tek ne ndjenja të pashlyeshme dashurie dhe mirënjohjeje. Për pesë shekuj unitetin e kombit shqiptar e mbrojti Turqia. Po të mos ishte Perandoria Osmane, Shqipëria nuk do të shpëtonte as nga pushtimi sllav e as do të mund të pengonte dot fshirjen e saj nga harta e botës prej latinëve. Thelbin e ekzistencës tonë ia kemi borxh Turqisë. Kombin fisnik turk ne e shohin si vëlla të madh dhe shtetin e tij si shtet të madh. Madje, edhe sot shumica e anëtarëve të qeverisë shqiptare janë arsimuar dhe edukuar në Turqi…’’!

Po çfarë thotë Diplomati Shqiptar Abdi Baleta me këtë rast për Turqit; ‘’Shqiptarët kanë qenë me fat gjatë historisë, një ndër këto fate ishte edhe gjendja e tyre nën Perandorinë osmane’’.

E mira është të shohim Historianin e famshëm gjerman, Peter Bartëll, që thotë se shqiptarët kanë qenë bashkësundimtarë në Perandorinë Osmane, e jo thjesht të sunduar. Ai sjellë si ilustrim numrin e madh të kryeministrave, ministrave, gjeneralëve, guvernatorëve shqiptarë në të katër anët e perandorisë!

Tash a më mirë të themi se kemi qenë bashkësundimtarë të një perandorie kolosale, si na e thotë historiani i famshëm gjerman, a të themi se kemi qenë cuba e hajdutë kuajsh, si na etiketojnë popujt inekzistent serbët, maqedonasit, grekët me rusët?

Po Pashko Vasa letrari dhe diplomati i shquar rilindas përse deklaron se; ‘’5 shekujt në Perandorinë Osmane ishinë 5 shekuj të Bashkimit të Shqiptarëve’’!??

Tani të kuptojmë më mirë gjenezën e shpëtimit shqiptar nga asimilimi krishtero-barbar ate bukurë mirë e ilustron Serbi Miroljub Jevtiç kur thotë; ”Çdo gjë autoktone që i ruajti si shumicë shqiptarët nga sllavizmi ishte ISLAMI”!

Pse Komunizmi i instaluar nga sllavo-rusët në trojet shqiptare përkundrazi na mësonte se Turqit musliman ishin barbarët që prishën ‘miqësinë’ serbo-sllave brenda tokave të Ballkanit… apo!?

Të shohim çfarë thotë Dr. Ferid Duka me shpjegimin e tij realiste; “Një nga periudhat më të rëndësishme të Ballkanit dhe të shqiptarëve në veçanti… Në qoftë se, ne do ta konsiderojmë periudhën osmane një “gropë të zezë”, atëherë nuk mund të shpjegojmë as edhe një dukuri, as edhe një ngjarje dhe asnjë proces të rëndësishëm që ka ndodhur brenda kësaj periudhe.

Ne nuk mund të shpjegojmë, fjala vjen, sistemin ekonomiko-politik që u vendos në tokën ballkanike dhe shqiptare apo ndryshimet e mëdha me karakter social dhe politik që ndodhen gjatë këtyre shekujve. Kam parasysh intelektualët rilindës që i dhanë jetë këtij procesi. Kemi babain e pavarësisë sonë kombëtare, Ismail Qemalin, që doli nga radhët e burokracisë Osmane. Edhe shumë pashallarë të tjerë dolën nga radhët e burokracisë osmane. Prandaj as nuk mund t’i ikim dhe as nuk mund ta shmangim këtë periudhë”!

ATËHERË, pse opinioni me tekstet shkollore trumbetojn se sllavët me perëndimorët bashkë ishin shpëtimtarët tanë nga zhdukja kolektive kur shihet se ishin copëtuesit që na futën në luftë me fqinjësinë dhe në Vëllavrasje mes shqiptarëve nga axhenda e tyre për tretjen e Kombit dhe tokatve atërore duke i falemnderuar të bëmat e tyre përgjatë njëqindviteve të fundit të përkushtuar qorazi… turp!!!

Ja Presidenti i Turqisë Erdogan sot sërish merr guximin sinqerisht të ftoj Politikanët Shqiptarë!: I gatshëm t’ju ndihmoj për Çamërinë!

Tani ta përmbyllim këtë naracion të sinqert me dëshmin kolosale të kolosit të Letërsisë Shqipe i anatemuari e i persekutuari nga regjimet e instaluara politike por, veçanrishtë nga vëllezëria Sllavo- Enveriste e thënë nga At Gjergj Fishta që aludon në Evropën dhe Sllavët kristianë…; ‘’Më mirë me dekë nën dhe e mu kja, se për t’gjallë me mbetë nën shkja’’!

Pra, mos harojmë se Lidhja e Prizrenit 1878 ishte Beslidhja mes Shqiptarëve dhe Perandorisë Osmane për mbrojtjen e tokave Shqiptare nga aleanca Euro – SerboGreke, e mbajtur në Xhamin Bajrakli të Kryesuar nga Myderisi Ymer Prizreni!!!

Mba mend o popull; ‘’Faji më i madh në botë është t‘ia mbash anën atij që nuk ka të drejtë, dhe të jesh armiku i të drejtit’’, thotë kolosi tjetër Sami Frashëri (1850-1904)!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne