Bota

Shqiptarët e Amerikës jetojnë në harmoni të madhe fetare

Një grup shqiptarësh të besimit katolik e ortodoks, të cilët jetojnë në  5 boroughs (pesë lagjet) e New Yorkut, morën pjesë mbrëmë në iftarin e shtruar nga Asamblesiti i Shtetit të New Yorkut, z Mark Gjonaj, në natën që shënojë edhe mbylljen e muajit të Ramazanit, në Xhaminë Shqiptare në lagjen Glendale – Queens NYC.

Në iftarin e shtruar në mjediset e kësaj xhamie, – Qendren Islame Shqiptaro-Amerikane ne Queens, në mesin besimtarëve shqiptarë myslimanë të cilët jetojnë në në këtë qytet iu bashkuan në iftarin e fundit të Agjerimit, edhe lider e veprimtar të komunitetit shqiptarë, përfaqësues nga Shoqata Kraja, Ana e Malit, Rrenjet Shqiptare, Dibra, Plave Guci, Malesia e Madhe, APEN, Vatra, e te tjera si dhe aktiviste te komunitetit, përfshirë edhe vet Asamblesitin e Shtetit të New Yorkut, zotin Mark Gjonaj, me bashkeshorten Elizabetën, kryetari e Shoqatës Dibra, Dashnor Miftari, kryetari i organizatës Rrenjët Shqiptare, Marko Kepi, arkatarii Vatrës, Marjan Cubi, veprimtari Bruno Selimaj, Ismer Mjeku e të tjerë.

OPINIONE