Shqiptarët e Kosovës dhe regjimi i Enver Hoxhës

Nga Xhafer Sadiku
(Përpunimi i grupeve artistike nga Sigurimi i Shtetit)
Të gjitha grupet artistike dhe shkrimtarët nga Kosova qe shkonin per turne ne Shqiperi, viheshin nën kontrollin e rreptë të Sigurimitt ë Shtetit. Kështu, më 4 dhjetor 1978 filloi një turne në Shqipëri trupa e teatrit të Prishtinës. Që në fillim, Sigurimi i Shtetit kishte bërë gati një plan masash për të mbajtur nën kontroll aktorët, për ndonjë veprimtari të dyshimtë.
Sigurimi mori takim me katër antarë të Teatrit Popullor të Tiranës, të ngarkuar si shoqërues të trupës, të cilëve iu la detyrë që gjatë bisedave me ta të kishin kujdes si do të reagonin për vijën politike të Partisë së Punës, për marrëdhëniet me Jugosllavinë, për marrëdhëniet e Jugosllavisë me Kinën. Gjithashtu duhej të pyesnin për trajtimin që u bëhej kosovarëve në Jugosllavi, për personat që kërkonin të takonin. Një pikë e vecantë ishte nëse interesoheshin për objektet ushtarake dhe ekonomike të rëndësishme. Sigurimi donte të dinte nëse artstët kosovarë tregonin interes për veprën e Enver Hoxhës “Vetadministrimi jugosllav, teori e praktikë kapitaliste”.
Sigurimi aktivizoi rezidentin “Artisti” i cili u porosit të takonte informatorët që kishte në lidhje për t’i drejtuar tek aktorët e Prishtinës: Asllan Hasaj, Afrim Kasapolli, Ali Ahmeti, Adelide Sopi, Xhevdet Lila, Xhevdet Qena, Nuredin Lixha, Naxhije Deva etj., për të parë reagimet e tyre, pasi në ngarkim të tyre kishte materiale.
Përpunimi i aktorëve të Prishtinës u drejtua nga një grup pune me pesë oficerë operativë të Sigurimitt të cilët aktivizuan dhjetë bashkëpunëtorë të Sigurimit.
Burimi: AIDSSH, ORV, Nr. 239./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne