Shqiptarët e “rilindur” klandestinë edhe në Rumani

GJERGJ THANASI

Në datën 23 maj policia kufitare rumune e pikës së kontroll-kalimit të kufirit të “Portave të Hekurta” mbi  Lumin Danub në bashkëpunim me xhandarmërinë e Distriktit të Mehedinci-t ndaluan një barkë gome serbe me tre klandestinë shqiptarë në të. Shqiptarët ishin të moshave 26-28 vjec. Ata nuk flisnin as rumanisht as edhe ndonjë gjuhë tjetër të huaj. Të treklandestinët u dërguan në dhomat e paraburgimit në pritjke për t’u dëbuar për në Serbi në bazë të marrëveshjes së nënshkruar mes Rumanisë dhe Serbisë për rikthimin e klandestinëve në vendin nga kanë ardhur.

Po bëjmë publike foton e tre të rinjve shqiptarë, që familjet e tyre të qetësohen, se djemtë i kanë gjallë pavarësiht se kanë 2 ditë, që nuk kanë me ta asnjë kontakt telefonik. Familjet 3 djemtë do t’i gjejnë në kampet serbe të strehimit të refugjatëve dhe klandestinëve.

Gjyshi im 114 vjet më parë

Gjyshi im 114 vjet më parë shkoi në mërgim në Vllahi (Rumani), por ndryshe nga shqiptarët e Rilindjes së Ramës, ai shkoi legalisht me “tesqere” (pasaportë, dokument udhëtimi) vulosur sipas ligjit nga “mydyrri” (nëpunësi) i mytesarrifit të Ohrit. Fatkeqësiht shqiptarët në “Rilindjen” e Ramës udhëtojnë si klandestinë jo si udhëtarë të rregullt sic ndodhte në vitet e fundit të Perandorisë Osmane!

Në atë kohë rilindasit e vërtetë të krishterë e myslymanë si Nuci Naci e Shahin bej Kolonja, familja e madhe e bejlerëve Ohri, Hasan Bej Velcani e Papa Vakua i Potgozhanit apo edhe bejlerët e Gostivarit nuk e “rilindnin” Shqipërinë duke e plackitur, por shkrinin pasuritë e tyre për të sjellë fshehurazi në Shqipëri për fëmijët e shqiptarëve fletore e libra shqip. Për burrat shqiptarë nga Vllahija vinin ilegalisht Mosin Nagant pe të Moskovit (pushkë ruse) të gjatë e të shkurtër. Vinin për burrat shqiptarë edhe Gazerra të Nemces së vogël (revolverë Gasser austriakë). Karvanxhinjtë shqiptarë këta rilindas të vërtetë punonin me moton: Për rradhonj e vivlla hic navllon, për dyfeqër e xhephane duplla (për libra dhe fletore transporti gratis, për armë e municione pagesa dy fish). Rilindasit tanë vjedhin jo vetëm paratë e tekseve shkollore të fëmijve, por edhe fondet e jetimve, madje edhe ndihma të USAID-it apo të BE-së për fëmijët shqiptarë në nevojë. Rilindasit e Shek. XXI nuk sjellin fletore e libra shqip për fëmijët e shqiptarëve nag Vllahija, por miell të kuq e të bardhë për konsum vendi e për eksport nga Kolumbija e Turqija!

Gjyshi im e la Vllahinë (Rumaninë) dhe u kthye të punojë në Atdhe, sapo Sulltan Abdyl-Hamidi shpalli Hyrijetin (kushtetutën), sepse sipas gjyshit tim tashmë mokrarët e gjithë shqiptarët nuk ishin më zimi (skllevër nën mbrojtjen e padronit), por qytetarë të lirë me të drejta të barabarta. Sot pas 110 vjetësh shqiptarët përsëri ikin nga Shqipëria për të mos qenë zimi (skllevër) të një grushti oligarkësh shqiptarë, të të huajve dhe të gjithfarë mostrave shpeshherë edhe me devijime të theksuara seksuale. Le të shpresojmë, që “Sulltani” i Surrelit 110 vjet më vonë të marrë shembull nga Sulltan Abdyl Hamidi dhe të shpallë përsëri Hyrijetin, që skllevërit shqiptarë të mos marrin më rrugët e botës si klandestinë. Shpresën e kemi vetëm te “Sulltani” i Surrelit dhe Sulltanesha “Hyrijem” (Linda bankierja), se po të jetë për shefin me eksperienca holandeze të opozitës, shqiptarët mbesin skllevër edhe pas vitit 2040!/ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne