Rajoni

Shqiptarët ‘festë me raki’ në burgun famëkeq, sfidojnë drejtësinë greke (Video)

Në mediat greke është publikuar një video, ku disa të dënuar shqiptarë në burgun e Koridhalos shfaqen duke kërcyer brenda qelive, ndërsa dëgjojnë muzikë dhe numërojnë para.

Ndërkohë që e gjitha është transmetuar live në rrjetet sociale, nga pamjet dallohet qartë televizori satelitor, shishet me pije alkoolike, si dhe momenti kur ata hedhin para sikur të ishte një ambient feste.

Ky veprim ka sjellë reagimin e Ministrisë greke të Drejtësisë. Sipas të cilës, videoja daton në fillimin e këtij vitit, ndërsa disa javë më pas, organet greke të rendit asgjësuan të ashtuquajturën mafie shqiptare që sundonte brenda dhe jashtë ambienteve të këtij burgu.

“Nuk do të lejojmë sistemin e paligjshëm të mbizotërojë në burgje, ndaj do të ketë vazhdimisht një përgjigje vendimtare nga qeveria dhe nga gjyqësori”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Drejtësisë.

OPINIONE