Shqiptarët godasin imamin Naçi, kërkojnë të mos bashkëpunojë me qeverinë hajdute!

Imami Elvis Naçi është duke vazhduar fushatën e tij të bamirësisë duke mbledhur fonde në emër të fondacionit “Firdeus” për rindërtimin e banesave të prishura nga tërmeti dhe familjeve në nevojë e cila sipas tij po shkon shumë mirë.

Imami Naçi ju bashkua grupit të fondacioneve, shoqatave dhe individëve të cilët do të bashkëpunojnë ngushtë me qeverinë shqiptare për të përballuar pasojat e prekura nga tërmeti i 26 nentorit.

Në postimin e tij më të fundit të rrjetet sociale Naçi fton shqiptarët kudo që ndodhen për të ndihmuar me aq mundësi sa kanë për të prekurit nga ky tërmet ka pasur edhe reagime të “pa dëshiruara”.

Afrimi i tij me qeverinë, e cila ka humbur plotësisht besimin e qytetarëve dhe është cilësuar jo pak herë si e korruptuar dhe e mbushur me hajdutëri një pjesë e mbështetësve të deri djeshëm të imamit nuk janë dakort që ai të bashkëpunojë me qeverinë që ata e quajtë hajdute.

“Cdo ndihme qe shqiptaret po ju japin per kete fatkeqesi mos lejoni te kaloj ne dore te shtetit sepse do detyroni shqiptaret te mos kontribojn pasi nuk ia kane bese me fare kesaj qeverie. Ne te gjithe e kemi pare i madh e i vogel se cben shteti me taksat tona e cbejn OJF. E thjesht fare nese i hyn nje llogarie te thjesht me shume shpi ka prish kjo qeveri ne 6 vjet ne pushtet se termeti i 26 nentorit. Sa familje te bregu lumit u helmuan me gaz, sa familje te unaza? Sa e sa te tjere jane vrare e burgosur per mospagese dritash?” shkruan një komentues duke shprehur hapur mendimin e tij kundër qeverisë dhe mundësi së bashkëpunimit ndërmjet imamit dhe kësaj qeverie.

Një tjetër komentues shkruan:”Bëj punën dhe detyrën tënde që i ke dhënë vetes. Mos bjer prehë e propogandës së rilindjes. Fare lehtë mund të humbasësh atë që gëzon sot. Ajo që shkon më nuk kthehet”.

“Akoma me numra llogarije, nuk u ngopet? Jane mbleshur me qindra milione euro… filloni punen ate beni e jo te uleni ne tavoline me pergjegjesit kryesore ts kesaj tragjedije.” ky është një tjetër koment në faqen zyrtare të imamit Elvis Naçi./Gazeta Impakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne