Shqiptarët revoltohen kundër xhihadistëve iranianë që u pushtojnë varret (video)

Banorët e zonës së Manzës në Durrës kanë protestuar kundër varrimit të një anëtareje të muxhahedinëve iranianë në varrezat e tyre.

Ata thonë se nuk është e drejtë që muxhahedinët iranianë të prehen aty ku prehen dhe familjarët e tyre. Banorët ankohen se ndërsa ata nuk kanë ujë dhe drita, muxhahedinët iranianë kanë 24 orë furnizim në ditë.

Mes tyre ka pasur dhe një revoltë, negociuar dhe nga gazetarja e ‘’Fax News” Elitjona Doko.

Përfaqësuesit e muxhahedinëve iranianë nuk kanë dashur që të filmohen nga kamerat, dhe janë shprehur se ka qenë amaneti i xhihadistes iraniane që të varrosej në varrezat e zonës.

Banorët kanë këmbëngulur se favorizimi i këtij komuniteti, muxhahedinëve iranianë, bëhet nën vetëdijen e plotë të pushtetit lokal.

Ja si shprehet i revoltuar njëri nga banorët e zonës: “Këtu është vendi im, nuk është vendi juaj. Ti i fortë (bëhu) atje e jo këtu. Ky është vendi im. Ti ke ujë 24 orë, unë pa ujë. Ti ke korent 24 orë, une pa korent. Ma ke marrë mua. Fol shqip, shqip, jo anglisht. Ky është vendi i baballarëve të mi. Jam shqiptar 500 vjet vendali.”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne