Shqiptarët ringjallin “Narcos Airlines”/ Linja: Marok-Spanjë

Shqiptarët në Spanjë krahas trafikimit me kuintalë të kokainës lationo-amerikane në portet spanjolle dhe kultivimit me tonelata të kanabisit kanë filluar edhe transportin me rrugë ajrore në sasi prej disa kuintalësh të kanabisit nga Maroku në Spanjë. Mediat spanjolle kanë ofruar filmime amatoriale të një helikopteri model Robinson r44 (R44 RAVEN II), i cili ndiqet nga një helikopter i Rojes Civile (policisë) spanjolle. Ky duel ajror ndodhi në zonën e quajtur Zahara della Sierra. Këto media ofrojnë edhe foto të helikopterit, pilotit dhe kanabisit (rreth dy kuintalë të ambalazhuar në canta të mëdha) të kapura nga Roja Civile. Sipas mediave spanjolle bazuar në burime të Rojes Civile helikopterit i janë hequr 2 sedilje për pasagjerë si edhe sedilja e co-pilotit për të krijuar hapsirë të mjafueshme për të ngarkuar “mallin” në mjet. Operacioni ende po vazhdon për të kapur edhe pritësit e “mallit, prandaj edhe policia ka dhënë shumë pak detaje për këtë operacion të suksesshëm antidrogë.Theksohet se piloti i kapur është shqiptar dhe është instruktor fluturimi në ushtrinë e vendit të vet (El piloto, un albanés, instructor de vuelo en el ejercito de su país.). Pilotët shqiptarë janë të mirëpritur nga narkotrafikantët,sepse tanët janë trajnuar për të pilotuar helikopterë më modernë dhe më të ndërlikuar (me 2 motorrë me aparaturë FLIR etj),se sa R44 RAVEN II, që ka një motorr dhe me helikë bishti dy fletëshe gjysëm të forcuar (semi rigid tëo bladed tale rotor).
Sipas kolegëve spanjollë për të pilotuar të tillë helikopterë narkotrafikantët rekrutojnë pilotë, francezë, europianolindorë, belgë apo edhe holandezë, por preferohen pilotët shqiptarë, sepse janë mjaft të aftë si pilotë dhe pranojnë të paguhen edhe më pak se pilotët nga vendet e BE-së.
Me modesti do t’i sugjeroja ministres Xhacka, që të bënte një inventar të pilotëve shqiptarë, se larg qoftë ndonjëri prej tyre mund të ketë marrë leje për të shkuar për ndonjë tur turistik andej nga Marakeshi i Marokut e deri në Zahar della Sierra të Spanjës! Zonja ministre numërojini mirë pilotët, se mos iu del ndonjë pilot mangut!
“Eksportimi” i pilotëve shqiptarë në një vend anëtar të NATO-s dhe BE-së si Spanja është tregues i një tjetri sukses domethënës të 6 viteve të Rilindjes!/GJERGJI THANASI/GAZETA IMPAKT

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne