Shqiptarët, serbët dhe zviceranët sherr masiv, në spital 4 persona

Në një sherr masiv ka ndodhur natën e së premtes në një qendër banimi në Bazel, Zvicër e për pasojë 4 persona kanë marrë plagë të rënda dhe ndodhen në spital.

Policia ka ndërhyrë dhe ka arrestuar 7 persona që ishin pjesë e sherrit.

Konflikti në mes të personave në fjalë ka ndodhur pak para orës 1 të pas mesnatës së djeshme, bën të ditur Prokuroria Publike e Baselstadt-it.

Në mesin e të plagosurve më rëndë është pronari i ndërtesës dhe një person tjetër.

Tre persona me shtetësi zvicerane, dy me shtetësi kosovare, një me shtetësi shqiptare dhe një tjetër, me shtetësi serbe.  Të gjithë personat e përfshirë në këtë konflikt janë të moshave në mes 21 dhe 32 vjeç.

Në njoftimin e dhënë nga policia përmendet vetëm përkatësia shtetërore dhe jo edhe ajo etnike e të përfshirëve në konflikt, shkruan albinfo.ch. Nisur nga rrethanat e përshkruara të ngjarjes, nuk përjashtohet mundësia që të gjithë ose shumica e të përfshirëve të jenë shqiptarë etnikë por me përkatësi të ndryshme shtetërore, gjegjësisht nga: Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Serbia.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne