Shqiptaret, shqiponja dhe nacionalizmi

Nga Petro Prodani

Historia tregon se nacionalizmi eshte perdorur si nje “vegel”  per “ngjitjen” e popullatave me synime te njejta. Raste ka plot dhe lista eshte e gjate. Italia, Gjermania, Greqia … etj, nga vende me grupe te ndryshme popullatash kane aritur te konsolidohen si shtete nacionale. Natyrisht qe ky eshte vetem nje paralelizem dhe jo nje pergjithesim i rolit te nacionalizmit. Vende te ndryshme jane gjendur ne situata specifike dhe nacionalistet shpesh here kane patur perkrahjen e faktoreve madhore, te brendshem apo te jashtem. Grupe te ndryshme apo individe e kane perdoror nacionalizmin per te perqendruar ne duart e tyre fuqi te jashtezakoneshme. Rezultatet kane qene pozitive por dhe shkaterimtare, jo vetem per popujt perkates por dhe per njerezimin ne pergjithesi. Rasti Gjerman me teorine “Arjane” eshte me spikatesi. Krijimi i nacionalizmit eshte nje proces relativisht i lehte ne krahasim me mbajtjen e tij nen kontroll. Nacionalizmi ekstrem kthehet ne nje bishe qe ha krijuesit e tij dhe gjate ketij procesi, shpesh here te dhunshem, ata qe panguajne me shtrenjte jane “tradhetaret”. Rruget dhe format qe nacionalistet ndjekin jane, pak a shume, te njejtat. Ata perdorin teorine e “races superiore” qe sipas tyre ka qene perjeteshisht pronare e nje shtrirje te caktuar tokesore dhe ka te drejten te perbuze, shfrytezoje apo eleminoje ate qe si pelqen. Per nocianalizmin agresiv llogjika normale eshte nje pengese serioze; ajo duhet te zevendesohet me nje ideologji te caktuar, ose zhdukur teresisht.

Shqipetaret jane te fundit ne Ballkan qe kane “zbuluar” nacionalizmin dhe nuk po tregojne fare kujdes me “menaxhimin” e tij. Ndersa shume shtete perpiqen ta kontrollojne nacionalizmin ekstrem me forma te ndryshme; edukim progresiv, kerkim shkencor, njohje te historise se perbashket etj, ne Shqiperi kjo pune i eshte lene Facebook-ut dhe Youtube-it. Eshte e zakoneshme qe dikush, qe me veshtiresi mund te shkruaje dy fjale ne Shqip, te shaje, ofendoje, kercenoje deri ne eleminim fizik ne emer te nje legjende qe dikush ja ka treguar dhe ai e beson verberisht. Teorite mbi te cilat nacionalizmi Shqiptar mbeshtetet jane kryesisht vjershat e Rilindasve, pak studime te huaja, studime te pjeseshme te shkencetareve vendas dhe “direktivat e partise” qe jane me shumice.

Shqiperia investon pak ne edukimin publik dhe shume me pak ne kerkimet shkencore. Po te krasohet me vendet e Ballkanit ajo eshte nga fundi. Me poshte tregohet renditja boterore e disa vendeve te rajonit ne investimet per edukimin publik ne vitin 2017. (1)

  • Greqia – renditja boterore 51

  • Rumania – renditja boterore 54

  • Kroacia – renditja boterore 72

  • Bullgaria – renditja boterore 77

  • Sllovenia – renditja boterore 78

  • Serbia – renditja boterore 90

  • Moldavia – renditja boterore 122

  • Shqiperia – renditja boterore 123

  • Maqedonia e Veriut – renditja boterore 134

Shenim: Ne kete studim kane mare pjese 183 vende te botes

​​

Persa i perket publikimit vjetor te librave per nje milion njerez; bazuar ne te dhenat e shtepive botuese statistikat jane keto:

  • Greqi – 870 libra per nje milion njerez

  • Bullgaria – 820 libra per nje milion njerez

  • Rumania – 749 libra per nje milion njerez

Shenim: Nuk ka te dhene te konfirmuara per botimin e librave per vendet e tjera Ballkanike. (2)

Gjendja e biblotekave publike ne Shqiperi eshte fare e paqarte. Sa libra per fryme jane ne inventaret e biblotekave kryesore dhe rajonale ? Sa lexues te rregullt dhe te regjistruar ka? Sa eshte numri i vizitoreve ne keto bibloteka ? A eshte permiresuar dhe modernizuar fondi i librave apo vazhdon te dominoje “fondi i kuq”?

​Nga te dhenat duket qarte qe publiku Shqiptar ka me pak mundesira per te ardhur ne kontakt me dijen bashkekohore, aritjet shkencore, zhvillimet politike, ne krahasim me publikun e vendeve fqinje. Permeteper, ne se edukimi publik manipulohet per nje qellim te caktuar apo nuk zhvillohet drejt atehere situata behet akoma dhe me kritike.

***

Ka shume menyra per te krijuar nje version historie. Per shembull, personi “A” pretendon se gjyshi i tij ishte njeriu me i gjate ne bote. Personi “B” pretendon se gjyshi “A” arinte deri ne “koqet” e gjyshit “B” dhe keshtu konkurimi vazhdon … deri sa nje person i trete, te themi gjykatesi i ceshtjes, kerkon qe te paraqiten dokumentat mbi gjatesine e gjysherve. Ketu del problemi thelbesor; gjatesia e gjyshit duhet vertetuar me dokumente ! Fjalet i merr era ! Meqense ne historine Shqiptare ka shume hipoteza dhe kushdo mund te krijoje versionin e tij historik, vendosa dhe une te parashtroj teorite e mia.

​Nga pikat me te diskutueshme te nacionalizmit Shqiptar, qe mua personalisht me terheqin vemendjen, jane fjala shqiponje dhe fjala Shqipetar. Kjo ngjashmeri fjalesh ka krijuar idene se Shqipetaret quhen Shqipetare sepse jane bijte e shqipes dhe prandaj kane dhe flamurin me shqiponje me dy koka qe simbolizon bashkimin e dy feve, asaj te Krishtere dhe asaj Myslymane. Ata qe e shtyjne padijen akoma me larg pretendojne se meqenese Shqiptaret rrjedhin nga Iliret atehere fjala Ilir perkufizon nje popull qe ka qene gjithmone i lire dhe meqenese shiponja simbolizon lirine atehere behet fjale per te njejtet njerez … Mund te behet me mire se kaq ?

1-eastern-imperial-eagle.jpg

Teoria qe une mbeshtes rreth origjines se emrit shqiponje

Per mendimin tim, ka nje shpjegim fare te qarte; eshte kombinim i dy fjaleve: sqep dhe ungj. Fjala sqep eshte e kuptueshme; fjala ungj mbase eshte me e veshtire per tu kuptuar nga brezi i ri i Shqipfolesve. Kur isha i vogel, te moshuarit me thonin: ungju poshte, ungju majtas, ungju djathtas, etj. Fjala ungj eshte sinonim i fjales perkul. Pra, sqepungj qe kthehet ne sqepongj  …. dhe ne formen e sotme shqiponje eshte nje shpegim qe ben shume kuptim. Behet fjale per nje zog qe ka sqep te perkulur. Me kujtohet ora e “Dituri-Natyres” kur mesuesja ne klase te katert na thoshte se shqiponja jeton per shekuj dhe ngordh kur sqepi i perthyhet aq shume sa qe nuk e hap dot … Ne pergjithesi, njerzit kane patur tendencen te emerojne kafshet bazuar ne karakteristika specifike te tyre. Nje zog qe ka sqepin e ungjur, quhej sqepungj. Nje kafshe qe therret “uuuuu” quhej ujk/ujkonje, nje zog qe therret “korrrrrrr” quhet korb e keshtu me radhe.

Emerimi i kafsheve eshte nje nga hapat e pare te krijimit te gjuhes. Logjikisht, fjala shqiponje duhet te jete shume, shume e vjeter. Ne se pranojme teorine qe Shqiptaret kane rrjedhur nga Iliret atehere del se emri shqiponje ka qene bashkekohor me fiset Ilire. Keshtu qe ata e kane qojtur shqiponjen, shqiponje. Shembull; Greket e vjeter e quanin shqiponjen aetos, ashtu sic e quajne dhe Greket e sotem, Romaket e quanin shqiponjen aquila, ashtu sic e quajne Italianet e sotem, po ashtu Serbet dhe Bullgaret perdorin te njejten fjale qe kane perdorur per  dy mije vjet. Emrat e kafsheve nuk ndryshojne shume … Historianet dhe shkrimtaret antike thone se Illyrius kishte 6 djem; Encheleus, Autarieus, Dardanus, Maedus, Taulas dhe Perrhaebus. Gjithashtu, vajzat Partho, Daortho, Dassaro dhe te tjera. Nga keta rrodhen Taulantii, Perrhaebi, Enchelees, Autarienses, Dardani, Partheni, Dassaretii dhe Darsii. Pra, kishte nje numur te madh fisesh Ilire por zor se egzistonte ndonje fist qe te quhej Shqiptar apo bijte e shqipes, perndryshe do te ishte permendur dhe ai si te tjeret.  

Shtepi-Shkrep-01.jpg

Teoria qe une mbeshtes rreth origjines se emrit Shqipetar

Ne gjuhen Shqipe fjala shkrep pershkruan nje shkemb masiv ose nje maje mali te larte dhe te veshtire per tu ngjitur. Popullata qe jetonte ne kete lloj tereni ose e quante veten ose quhej nga fqinjet “shkreptare”. Eshte shume e qarte ngjashmeria e formimit te kesaj fjale, shkrep-tare, me perkufizimet e tjera si pershembull: de-tare, fushe-tare, fsha-tare, qyte-tare. Forme shume e qarte e prapashtesave te gjuhes Shqipe. Deformimi nga Shkrepetar ne Shqipetar eshte bere me kalimin e kohes dhe lidhet me shume me levizjet nacionaliste per ti dhene nje ngjyre romanteske origjines se Shqiptareve. Ka studime te besueshme qe tregojne qe fjala Shqipetar perdorej nga banoret ne disa zona malore te Shqiperise Veriore. Ne zonat Jugore kjo fjale nuk njihej. Nje rast domethenes eshte fakti qe Arbereshet nuk e quajne veten Shqiptare. Disa gjuhetare te degjuar te fund-shekullit te 19-te e kane studiuar kete fenomen dhe kane aritur ne konkluzionin qe fjala Skipetar/Shqiptar pershkruan nje popullate qe jeton me teren malor. Ne se fjala Shqipetar do te perfaqesonte ndonje grup te konsiderueshem popullate atehere regjistrat Ottomane te viteve 1500/1600/1700 do ta kishin permendur. Ky emer, ose me sakte perkufizim, ka filluar te perdoret pas vitit 1800.

Nje fotografi e mare ne vitin 1909 tregon sa te vecuara dhe ne vende te larta ishin ndertuar kullat ne disa zona te malesise.

Si konkluzion, une do te thesha se ngjashmeria e fjales shqiponje dhe Shqipetar eshte thjesht nje rastesi e cila eshte perdorur per arsye “strategjike” ne krijimin e nje ndjenje nacionaliste. Shqipja dhe bijte e saj marrin fluturim … eshte nje motiv shume i preferuar nacionalist. Le te konsiderojme variantin se Shqiptar dhe shqipe jane sinonim i njera-tjetres. Mire malesoret qe mund ta konsideronin veten e tyre bij te shqipes dhe hapesirat ku jetonin vendin e shqiponjes, po te tjeret qe jetonin, bie fjala, ne Myzeqe, dhe ata ishin bijte e shqiponjes ? Egziston ndonje shkrim qe te pohoje ndonje gje te tille ?

Sot, te thuash qe keto dy fjale i perkasin kategorive te ndryshme, konsiderohesh armik i Shqiperise, ndersa 150 vjet te kaluara, akoma pa u krijuar shteti Shqiptar, njerzit ishin te lire ta karakterizonin veten si e ndjenin. Kjo eshte nje nga te keqijat e nacionalizmit; krijon historine si do vete.

Ne kete pike vendosa te sjell disa fragmente nga nje liber i Edith Durham ku behet fjale per malesite e Shqiperise. (3)

“Burri i fisit Alban nuk e quan veten Albanian por Shqipetar dhe tokat e tij Shqypni. Ai thote se eshte biri i nje shqiponje dhe vendi i tij, vendi i shqiponjave”. (4)

Me poshte Edith Durham jep te dhena interesante mbi origjinen e ketyre banoreve qe e quajne veten Shqipetare. Ata pohojne se kane ardhur nga Veriu ose Lindja dhe jane vendosur ne ato zona malore rreth viteve 1500/1600. Ne kete kendveshtrim del qe banoret qe e quajne veten Shqiptare jane te ardhur dhe jo autoktone. Durham shkruan.

“Gjithesej une vizitova 24 fise dhe ne shume raste une isha me fat te mblidhja material te detajuar rreth origjines te fisit perkates. Keto fise jane te ndara ne disa grupe te vecanta. Grupi i pare qe une vizitova ishte Malesia e Madhe, nje vend me male madheshtore. Ketu ka pese fise te medha dhe tre te vegjel. Kater nga pese grupet e medha tregojne se para-ardhesit erdhen nga Veriu se bashku me familiet e tyre, trembedhjete apo katermbedhjete breza te kaluar per t’ju shmangur avancimit te Turqve. Ne disa raste ata gjeten toke te pa-populluar dhe u vendosen aty. Ne raste te tjera ata luftuan me burrat qe gjendeshin ne ato vende dhe perfundimisht u vendosen midis tyre. Banoret e meparshem keta i quajne Anas,  fjale qe ne fjalorin e fundit Alban intepretohet si autoktone. Ata tregojne se Anas ishin shume te forte dhe aktive; mund te kaperxenin me nje kercim gjashte kuaj dhe hanin lende lisi dhe mish kali. Te ardhurit u perzjene me Anas. Disa shtepi ne fisin Hoti rrjedhin direkte nga burrat Anas. Te gjitha keto fise (Shkreli, Hoti, Gruda, Kelmendi) tregojne se para-ardhesit e tyre erdhen nga nje zone jo saktesisht e njohur e Bosnjes ose Hercegovines”. (5)

Nje fragment ku pershkruhet malesi e Vogel thote:

“Grupi i dyte qe une vizitova ishte grupi i Pulatit, e qojtur Malesi e Vogel, toka malore e vogel. Ketu fiset me te rendesishme gjithashtu tregojne  per nje histori emigrimi, jo nga Veriu por nga Lindja, nga hapesira e cila ne te kaluaren quhej Rashia. Keta njeres tregojne se kane ardhur me parpara se ata te Malesise se Madhe. Me qene se Turqit u futen ne Rashia shume me perpara se te aneksonin Bosnjen kjo histori mund te jete e vertete, gjithashtu. Po ashtu ata tregojne se gjeten banore vendas qe ishin te vegjel dhe te zeshket. Ne fisin Shala egzistojne tete shtepi qe jane pasardhes se banoreve te hershem”. (6)

Bazuar ne keto te dhena del qarte qe banoret e viteve 1500/1600 ne zonat malore te Shqiperise nuk quheshin Shqiptare. Ne shenimet e saj Edith paraqet “pemen familiare” te fisit Geg nga Hoti. Antaret e fisit pohonin se i pari i tyre, Geg Laz, u vendos aty kur erdhi nga Veriu dhe djemte e tij, me emrat Djan, Djun, Laj dhe Pietro, moren si mbiemer emrin e te jatit, Gega. Me sa duket, keshtu lindi dhe perkufizimi i malesoreve si Gege. Edith ka lene shume skicime rreth tatuve dhe simboleve qe burrat e disa fiseve perdornin. Ajo nuk permend te kete pare ndonje simbol shqiponje ne ndonje lloj forme, as te vizatuar, as te gdhendur. Lind pyetja; kush jane Shqiptaret e vertete ? Jane Anas-it apo te ardhurit nga Bosnja / Hercegovina ? Jane te ardhurit nga Rashia ? Apo jane disa te tjere si p.sh fisi Berisha apo Merturi qe Durham permend ne kujtimet e saj si fise qe kane jetuar ne ato vende per shume kohe ? Midis te tjerash, Edith veren se ndryshimet midis fiseve ne keto zona jane te konsiderueshme si ne paraqitje fizike ashtu dhe ne zakonet jetesore. Kush nga keta e konsideronte veten bij te shqiponjes ?

Pergjigjen secili mund ta jape vete, sipas mendimit te tij. Ajo qe une dua te nenvizoj eshte nevoja per rishikim te historise se Shqiperise dhe sistemit edukativ. Kerkesa apo deshira per te shkuar diku nuk mund te realizohet me sukses pa ditur nga vjen. Ballkani shquhet per histori; Churchill ka thene se prodhon me shume sec mund te konsumoje. Eshte fakt i njohur qe Serbet, Greket, etj e kane manipuluar historine ne favor te interesave te tyre kombetare. Ne te njejten kohe, ne shtresat e inteligjences se tyre ka persona qe kane punuar me asnjeanesi dhe profesinalizem te larte per te zbuluar te verteten historike. Ky fenomen, me perjashtime te vogla, eshte i panjohur per studiuesit Shqiptare. Tendenca per te mbajtur ne hije dhe anashkaluar fakte historike s’ben gje tjeter vec se redukton kapacitetin intelektual te brezit te ri dhe e kthen ate ne spektator te filmave “bardhe e zi”. Historia e mbeshtjelle me vello romantike, e zbukuruar me petrita dhe shqiponja nuk shkoi larg … Nje nga arsyet pse Shqiperia eshte ne gjendjen ku eshte, eshte dhe manipulimi i historise. /mendoj

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne