Shqiptarët, të abandonuar nga qeveria e të izoluar nga Europa

Nga Kastriot Islami

Në periudhën e parë, mars-qershor 2020, qeveria shqiptare rezultoi e fundit në Europë…. Ky ishte përfundimi i një analize të bërë për 200 vende të planetit nga një fondacion prestigjioz  lidhur me ‘efikasitetin e menaxhimit qeveritar’ të krizës sanitare të shkaktuar nga COVID-19… Ndonëse qeveria Rama dhe vetë Rama gjatë kësaj kohe u mburrën duke deklaruar se:

  • Kemi marrë të parët masat më të forta në të gjithë botën… por kjo mburrje u shfry shpejt…
  • Ia kemi kaluar në menaxhim sepse kemi pasur numrin më të ulët të infektimeve dhe vdekjeve në Europë, duke stigmatizuar veçanërisht Italinë, Spanjën, por edhe Gjermaninë… por edhe kjo tullumbace u shfry shpejt e tani është e dukshme qartas se për shkak të shifrave të larta të infektimeve shqiptarët janë të izoluar për të udhëtuar në Europë e gjetiu…

Po të krahasohen të dhënat për numrin e të infektuarve dhe vdekjeve nga COVID-19 për periudhën 27 mars deri në 19 korrik 2020, vihen re dy pamje:

  • Në periudhën e parë, mars-maj 2020, kur shqiptarët u detyruan të mbylleshin nën masa të rrepta e drastike, të keqplanifikuara e të keqmenaxhuara, të një qeverie dështake, të papërgjegjshme dhe dhunuese të të drejtave themelore të njeriu, duke zgjatur izolimin me akte normative antikushtetuese e për më tepër në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, e duke kryer tendera të fshehtë e korruptive, vendi filloi të zhytej në krizë të thellë ekonomike që nuk dihet se kur do të mund të fillojë të dalë… por edhe në aspektin e ‘efikasitetit qeveritar’ Qeveria Rama u vlerësua më e ‘dobëta’ dhe e fundit në Europë e rajon…
  • Në periudhën e dytë, qershor-korrik 2020, qeveria Rama e ka abandonuar tërësisht menaxhimin e krizës sanitare, ndërkohë që edhe kriza ekonomike po vazhdon të thellohet dhe vendi po shkon drejt katastrofës sanitare dhe rrënimit ekonomik… Veprimet e qeverisë Rama janë tërësisht të papërgjegjshme deri kriminale… Ndërkohë që Rama po mendon e punon vetëm për fatin e tij, ose më saktë po ‘kërkon pazare’ për garancitë e mosndëshkimit të tij sepse e ka të qartë që mbështetja ndaj qeverisë së tij ka shkuar në nivele shumë të ulëta… Shifrat e të infektuarve në 20 ditët e muajit korrik është 1555, ndërkohë që në mars e prill kjo shifër ishte rreth vlerës 300 duke arritur madje në maj vlerën minimale 186… Po ashtu edhe përsa i përket vdekjeve, në shifra 20 ditore në muajin korrik ka arritur vlerën e frikshme 50, ndërkohë që në periudhën mars-prill kjo shifër ishte 6-17 madje duke arritur në muajin maj në zero….

Fajin s’e kanë aspak qytetarët që akuzohen nga Rama e qeveritarë të tjerë se ‘nuk mbajnë maskat’ ndërkohë që i) ‘maskat në Shqipëri shiten më shtrenjtë se kudo’…; ii) mjekët janë të keqpajisur dhe në mënyrë të pamjaftueshme me mjete mbrojtëse; iii) testet bëhen me urdhër nga lart me diletantizëm dhe krejtësisht të pamjaftueshme; iv) e gjithë kjo gjendje duket qartas kur shqiptarët mësojnë se oligarkët dhe të pasurit edhe për trajtimin mjekësor nga COVID marrin charter-a të shtrenjtë dhe shtrohen në spitale të shtrenjta të Europës…

Mjekët nga ana tjetër po punojnë me heroizëm… Por qeveria ka dështuar edhe gjatë kësaj periudhe 5-mujore siç ka dështuar edhe gjatë 7 vjetëve të drejtimit të punëve të vendit… edhe në drejtim të mbështetjes që duhet t’i japë personelit mjekësor… ndërkohë që nuk ka munguar edhe propaganda e panikuese e deri kriminale e një qeverie që mendon që gjithçka ka maskojë me mashtrime e kërcënime të publikut…

E në këtë situatë të rëndë, sanitare e ekonomike, Rama dridhet e përdridhet, duke dalë kundër edhe SHBA e BE thjesht dhe vetëm për të fituar garancitë e mosndëshkimit e për të shijuar pasuritë e vjedhura gjatë qeverisjes së tij dështake e kriminale që ka varfëruar shqiptarët e i ka detyruar të emigrojnë, e tani të lënë në mëshirën e fatit, nën kërcënimin e ‘vdekjes’ nga COVID-19./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne