Historia e shqiptarit që u filmua duke i vënë thikën në fyt bashkëshorten ka shokuar anglezët.
Ardian Rragami nga Shkodra kërkoi anulimin e vendimit për tu deportuar nga Anglia me argumentin se largimi i tij do e ndante nga familja.
Shkodrani i cili u regjistrua në Angli me emrin kosovar Ardian Gashi, për herë të parë u ekstradua nga Anglia në vitin 2009, pasi kërkohej në Shqipëri për vrasje.
Ai u dënua me 5 vite burg për vrasjen e fqinjit në një lokal në Shkodër në vitin 199, por shlyeu vetëm 4 vite.
Rragami u rikthye në Angli për tu ribashkuar me gruan e tij britanike Chrysoulla Michaels dhe dy vajzat, 13 dhe 15 vjeçe.
Por në qershor ai u arrestua pasi kishte thyer urdhrin e ekstradimit.
Ai u la i lirë, ndërsa iu vendos një byzylyk elektronik.
Por ngjarja që shkoi Anglinë ishte filmimi i bërë nga mbesa e shkodranit teksa ky i fundit sulmon bashkëshorten me thikë.
Në Gjykatën e Basildon ai u deklarua fajtor për sulmin ndaj bashkëshortes duke e goditur atë dhe duke i prerë nofullën me një thikë kuzhine, si dhe duke sulmuar një fëmijë.
Ai u dënua me 8 muaj për sulm ndaj familjes, ndërsa tashmë po lufton me ekstradimin.




t