Shqiptari nxjerr flamurin e ashtëquajtur dardan në Izrael por nuk guzon të shpalosë atë të Kosovës

Uliks Gjonaj, instruktor i Swatit /Policisë dhe Ushtrisë dhe njëkohësisht instruktor në nivelin më të lartë ndërkombëtar dhe atë botëror, ka shpalosur flamurin e ashtëquajtur dardan në prezencën e instruktorëve dhe ekspertëve nga mbarë bota në Izrael, kurse atë të Kosovës nuk guxon ta nxjerrë në vendin që nuk njeh pavarsinë ë Kosovës

Instruktori Uliks Gjonaj, i cili përfaqëson shtetin zviceran, kësaj radhe bëri të mundur që amanetin e lënë nga ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, ta prezantojë në mesin einstruktorëve më të fuqishëm në botë.

Instruktori Gjonaj ka thënë se është shumë krenar që realizoi fjalën e dhënë ish-presidentit Rugova, megjithese nuk guzoi te shpaloste ate te Kosoves.

“U ndjeva shumë krenar dhe i emocionuar, pasi që fjalën e dhënë presidentit historik,Ibrahim Rugova, sot e realizova në mesin e instruktorëve nga shtetet më të fuqishmebotërore në këtë event”, ka thënë Gjonaj.

Gjonaj gjithashtu ka bërë të ditur se ka pasur shumë pyetje për domethënien e flamuritdhe se të gjithë kanë mbetur të habitur nga historiku që kanë dëgjuar.

“Kudo që shkoj, përfaqësoj flamurin e Zvicrës, disa herë edhe atë amerikan, këtu në njëfarë mënyre e theva akullin dhe e shpalosa edhe një flamur tjetër, që është flamuri iDardanisë. Flamuri i tanishëm i Kosovës nuk vjen në konsideratë dhe asnjëherë nuk do tëpërfaqësohet nga unë, kurse flamuri i Dardanisë po, ka shtuar Gjonaj./albinfo

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne