Shtatë kadetë shqiptarë të diplomuar në akademitë turke, i shtohen Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Shtatë kadetë shqiptarë përfunduan studimet në akademitë ushtarakë në Turqi, mes 325 ushtarakëve të rinj nga 17 vende të botës.
Kadetët shqiptarë u diplomuan në specialitete të ndryshme, duke përfunduar me sukses programin Bachelor dhe atë të përgatitjes ushtarake.
3 nga kadetët shqiptarë u diplomuan në Akademinë e Forcës Tokësore, 2 në atë të Forcës Ajrore dhe 2 të tjerët në Akademinë e Forcës Detare.

Vlen të përmendet se 3 kadetëve shqiptarë, Ergys Dollomaja, Dario Bufazi dhe Krist Hasanbega,diploma iu dorëzua përpara protokollit nga zëvendësministri i Mbrojtjes i Turqisë, për rezultatet e larta të arritura.
Në këtë ceremoni, ku ishin të pranishëm krerët më të lartë të shtetit turk, mori pjesë edhe komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes, gjeneral brigade Bajram Begaj.
Kadetët e sapodiplomuar shqiptarë do të kthehen të shërbejnë në Forcat e Armatosura të Shqipërisë me gradën e nëntogerit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne