Shtatori shënohet me trafik të ngjeshur diplomatik Turqi-Gjermani

Këtë javë fillon një trafik i ngjeshur i diplomacisë mes Ankarasë dhe Berlinit.

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas më 5-6 shtator do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi.

Ndërkaq ministri i Thesarit dhe Financave të Turqisë, Berat Albayrak këtë javë do të vizitojë Gjermaninë.

Ndërsa Presidenti Recep Tayyip Erdogan në fund të muajit do të vizitojë Gjermaninë ku do të takohet me Presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier dhe Kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Gjatë këtyre takimeve do të bisedohet në lidhje me temat e ekonomisë dhe çështjet rajonale dhe ato ndërkombëtare.

Burimi: Trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne