Shtëllunga tymi dhe zjarr masiv, momenti kur shpërthen në flakë fabrika e babait të kryebashkiakut socialist

BalkanWeb siguron videon e shpërthimit të dhe përfshirjes nga flakët të fabrikës së babait të Redjan Kralit, Gjergji Krali.

Gazetari Kelmend Baçi raporton se zjarrfikësit prej disa minutash janë në luftë me flakët, dhe po vijnë përforcime dhe nga Durrësi, Tirana apo Lushnja. Po ashtu ai bën me dije se kjo është hera e dytë që kjo fabrikë përfshihet nga flakët.

Mësohet se në fabrikë punonin 400 punëtorë por askush nuk ishte në momentin e ngjarjes përveç rojes i cili njoftoi më pas pronarët. Po ashtu dhe Policia ka dalë në deklaratë zyrtare duke dhënë versionin e saj.

NJOFTIMI I POLICISË

Tiranë

Informacion Paraprak Rreth orës 19:10 në rrugën nacionale Kavajë-Rrogozhinë fabrika në administrim të shtetasit Gj. K, është përfshirë nga flakët, ku si pasojë ka veç dëme materiale. Policia dhe shërbimi i zjarrfikses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Paraprakisht dyshohet se zjarri është aksidental. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit./balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne