Shtëpia e Bardhë dënon shtyrjen e zgjedhjeve në Hongkong

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany tha se e dënojnë vendimin e Qeverisë së Hongkongut për të shtyrë me një vit zgjedhjet e Këshillit Ligjvënës.

“Ne e dënojmë vendimin e qeverisë së Hongkongut për të shtyrë zgjedhjet për Këshillin Ligjvënës dhe për diskualifikuar kandidatët e opozitës. Ky vendim i qeverisë minon proceset demokratike dhe liritë që kanë mbështetur prosperitetin e Hongkongut”,- tha zëdhënësja.

Shefi Ekzekutiv i Hongkongut, Carrie Lam gjatë një konference për shtyp të premten kishte deklaruar se qeveria do t’i shtyjë për një vit zgjedhjet e Këshillit Ligjvënës për shkak të rasteve në rritje të koronavirusit të ri (Covid-19).

“Çështjen e shëndetit ne duam ta garantojmë me drejtësi dhe siguri publike dhe duam të jemi të bindur që zgjedhjet do të jenë të hapura, të drejta dhe të paanshme. Kështu që ky vendim është esencial”, kishte argumentuar Lam./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne