Shtëpia e Bardhë shtyn ftesën për vizitën e Putinit në Uashington

Bëhet e ditur se takimi i dytë mes presidentëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe të Rusisë, Vladimir Putin është shtyrë për vitin e ardhshëm.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare, John Bolton deklaroi se Presidenti, Donald Trump dhe Presidenti, Vladimir Putin nuk do të takohet para vitit 2019.

Në një komunikatë me shkrim të bërë në lidhje me çështjen, John Bolton thotë se takimi mes dy liderëve duhet të mbahet pasi të përfundoj “gjuetia e shtrigave” që zhvillohet kundër Rusisë.

Bolton komunikatën e tij e vijon me këto fjalë: “Presidenti është i mendimit që takimi i ardhshëm bilateral me Presidentin Putin duhet të mbahet pasi të përfundojë ‘gjuetia e shtrigave’, kështu që ne kemi rënë dakord që takimi të mbahet vitin e ardhshëm”.

Presidenti Donald Trump pas takimit me Putin të mbajtur në kryeqytetin Helsinki të Finlandës më 16 korrik i kishte dhënë direktiva Boltonit për të ftuar për vizitë në ShBA presidentin rus në vjeshtë.

Kjo deklaratë e Trumpit, kishte shkaktuar reagime të ashpra në ShBA. Reagimet më të ashpra ishin nga radhët e demokratëve dhe nga Kongresi amerikan./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne