Shtëpia e Lordëve Britanik: BBC-ja nuk i pasqyron të vërtetat në Siri

Caroline Cox, një anëtare e Shtëpisë së Lordëve Britanik, e cila vizitoi Sirinë, tha se populli e mbështetë presidentin Bashar al Assad dhe se BBC-ja nuk i përcjell të vërtetat në vend.

Duke treguar përshtypjet e saj në Siri për televizionin Russia Today (RT), Cox tha se ishte në një numër qytetesh dhe se u takua me njerëz nga grupe të ndryshme, duke përfshirë zyrtarë qeveritarë, opozitarë, artistë, intelektual, shkrimtarë dhe civilë.

‘SIRIANËT JANË MIRËNJOHËS NDAJ USHTRISË, ASSADIT DHE RUSISË’

Cox theksoi se këta persona janë mirënjohës ndaj ushtrisë siriane, Assadit dhe Rusisë për arsye se i ka shpëtuar ata nga terroristët.

‘INSTITUCIONET SI BCC NUK I PËRCJELLIN TË VËRTETAT’

Sipas Cox, shtypi britanik, siq është BBC, nuk e përcjell qasjen e publikut në mënyrë të drejtë. Cox u shpreh se: “Njerëzit duan të shohin pikëpamjen e popullit sirian. Ndjehet dhe thuhet se lajmet e BBC-së janë paragjykuese dhe të njëanshme. Kështu që, anglezët duan të shohin ngjarjet nga një dritare më e gjerë.”

‘VIZITA IME NUK ËSHTË ME QËLLIM PROVOKIMI’

Duke i’u përgjigjur akuzave se vizita që ajo bëri në Siri është e gabuar dhe se është bërë me qëllim provokimi, Cox u shpreh se: “Unë fola lirshëm me njerëzit e zakonshëm që pashë në park. Një gjë e tillë nuk mund të jetë e planifikuar paraprakisht nga qeveria. Fola me dy gra të bukura muslimane në një nga parqet në Aleppo. Kjo nuk ishte diçka e planifikuar më parë. I pyeta ato se çfarë ndjenin lidhur me situatën në vend. Gjërat që ato thanë ishin plotësisht në përputhje me atë që kemi dëgjuar në takimet zyrtare.”

‘JU LUTEM, LE T’I JAPIM SIRIANËVE LIRINË PËR TË PËRCAKTUAR TË ARDHMEN E TYRE’

Në fund të intervistës me RT, Cox i dërgoi britanikëve dhe gjithë botës këtë mesazh:

“Ju lutem, le t’i japim popullit sirian lirinë për të përcaktuar të ardhmen e tyre.”

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne