Shtetet e Bashkuara: Shkatërruesi i kombeve

nga Wayne Madsen.

Pas vendimit të administratës Trump për të njohur qytetin e diskutueshëm të Jeruzalemit si kryeqytetin e Izraelit dhe për të lëvizur atje ambasadën amerikane nga Tel Avivi, aspiratat kombëtare të popullit palestinez për të jetuar në shtetin e tyre u goditën ashpër nga masa e Uashingtonit. Që nga formimi i Shteteve të Bashkuara, politika amerikane ka qenë për shkatërrimin e vendeve aspirante si shteti i Palestinës i njohur ndërkombëtarisht.

Kombi i parë i shkatërruar nga Shtetet e Bashkuara ishte Populli Cherokee, ose Tsalagihi Ayeli, i cili duke filluar nga viti 1794, u asgjësua ngadalë me largimet e detyruara nga territoret në Xhorxhia, Karolinë, Tenesi, Alabama dhe Misisipi. Nëse Tsalagihi Ayelit do i jepej pavarësia dhe sovraniteti i ligjshëm, sot do të ulej në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara midis delegacioneve të Trinidad dhe Tobagos dhe Tunizisë.

Në atë që njihej si “Gjurma e Lotëve” në vitin 1830, zhvendosja me dhunë e popullit Cherokee nga
Lenape-Delaware, Natchez, Swan Creek dhe Chippewa Black River, Shawnee dhe Cherokee për në “territorin indian” në Oklahoman e sotme, shkaktoi shfarrosjen e plotë të popullit Cherokee. Populli Cherokee udhëhiqej nga një kryetar ose uku, dhe kishte një kryeqytet funksional në New Echota, pak milje në veri të asaj që sot njihet si Calhoun, Xhorxhia. Populli Cherokee kishte një legjislaturë të quajtur Shtëpia e Këshillit, një Gjykatë të Lartë dhe një gazetë në gjuhën Cherokee. Populli Cherokee kishte marrëdhënie të nivelit të ulët me Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe, Spanjën dhe Francën deri kur qeveria amerikane mori përsipër marrëdhëniet e jashtme të këtij populli. Pasi evropianët amerikanë kryesisht paraardhësit e racistëve të bardhë të ditëve të sotme që zotërojnë Xhorxhian dhe Karolinën dhe mbështesin me gjithë zemër Trumpin, filluan ti detyronin fiset Cherokee që të shkonin drejt perendimit, dikur të mbrojtura si protektoriat nga Shtetet e Bashkuara, kryeqyteti i tyre New Echota u kthye në qytet fantazmë.

Te ringritur me një qeveri në mërgim në Tahlequah, në territorin Indian të Oklahomës, populli Cherokee në vitin 1907 u shpërbë nga Uashingtoni. Në vitin 1938, populli Cherokee u riformua, megjithatë sovraniteti i tij u kufizua nga Byroja federale. Byroja e ndikuar nga korporatat e minierave, shpimet e naftës dhe tubacionet, si dhe interesat e kazinosë, vazhdon të shtypë të drejtat sovrane të qindra fiseve të njohura zyrtarisht në SHBA. Një shtet pasardhës i popullit Cherokee mburret me njohjen nga shteti i Palestinës, duke pasur parasysh ngjashmëritë e përfshirjes amerikane në gjenocidin ndaj popujve Cherokëve dhe palestinezëve. Popujt Cherokee dhe Choctaw e kanë të ndaluar me ligj që delegatët e tyre të votojnë në Dhomën e Përfaqësuesve. Megjithatë, edhe për ishujt amerikanë Virxhin, Porto Riko, Guahan (Guam), Samoan amerikane dhe Northern Marianas, Kongresi i SHBA nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të ulur delegatët e tyre vendas.

Shkatërrimi i popullit Cherokee ishte i pari nga shumë veprime të tilla të ndërmarra nga imperialistët amerikanë, veprime që vazhdojnë deri më sot me Palestinën, Porto Rikon, Guahanin (Guam) dhe me shumë vende dhe territore të tjera anembanë botës.

Ndryshe nga kombi-shtet Cherokee, populli Choctaw, i cili ka jetuar kryesisht në atë që tani është Misisipi, nuk kishte kryeqytet, por kishte një qendër të vjetër fetare që daton 600 vite para erës sonë, Nanih Waiya ose “Tuma Nënë” e ndërtuar nga paraardhësit e Choctaws në atë që tani quhet Winston County, Misisipi. Ashtu si Cherokee, Choctaw u zhvendos me forcë nga Misisipi për në territorin Indian të Oklahomës nga qeveria e SHBA-së, duke vepruar me urdhër të kolonëve europianë amerikanë që zaptuan tokat e tyre. Sot, pasardhësit e këtyre pushtuesve të bardhë përbëjnë nje masë të madhe banorësh pro-Trump të qeverisjes republikane në Misisipi. Populli Choctaw mbajti marrëdhënie me Britaninë e Madhe, Francën dhe Spanjën. Presidenti i parë amerikan, mbështetësi i imperializmit Xhorxh Uashingtoni vendosi që popujt Choctaw dhe vendasit e tjerë amerikanë të “transformohen kulturarisht” si amerikanët e tjerë sepse sipas tij shoqëritë e tyre ishin “inferiore” ndaj amerikanëve evropianë. Edhe Presidenti Thomas Jefferson vazhdoi me politikat e Xhorxh Washingtonit.

Konfederata Creek gjithashtu u shkatërrua sistematikisht nga Shtetet e Bashkuara. E njohur si Este Mvskokvlke, Creek dhe Muscogee, populli u largua me dhunë nga Tenesi, Alabama, Xhorxhia dhe Florida për në territorin Indian të Oklahomas. Ata nuk kishin vëtem një qytet kryesor për konfederatën e tyre, por kishin katër qytete kryesore: Abihka, Coosa (Kusa), Tuckabutche dhe Coweta. Konfederata Creek përbëhej nga një numër i madh fisesh që kufizoheshin me njeri tjetrin. Konfederata e Creek përbëhej nga Yuchi, Koasati, Alabama, Coosa, Tuskeegee, Coweta, Cusseta, Chehaw (Chiaha), Hitchiti, Tuckabatchee, Oakfuskee dhe disa fise të tjera. Në vitin 1799, William Bowles, një vendas i Merilendit i cili mbështeti britanikët gjatë Revolucionit Amerikan, shpalli shtetin Muskogee me kryeqytet Miccosukin, Tallahassee i sotëm në Florida. Muskogee mbajti marrëdhënie me Britaninë e Madhe, Spanjën dhe Republikën e Parë Franceze. Bowles, një faktor tashmë për Mbretin George III, u njoh nga Londra si ambasadori i “popullit Creek dhe Cherokee”. Bowles më vonë denoncoi traktatet vendase të Shteteve të Bashkuara dhe Spanjës. Si përfundim ai u kap nga spanjollët dhe vdiq në burgun e Havanës më 1805.

Populli tjetër i madh amerikan që do të shkatërrohej nga Shtetet e Bashkuara ishte populli Seminole me popujt e varur prej tij si Miccosukee dhe Black Seminole në Florida. Në 1821, Ushtria Amerikane filloi largimin me forcë të popullit Seminole nga Florida për në territorin Indian të Oklahomës. Para shkatërrimit të tij nga Shtetet e Bashkuara, populli Seminole mbante marrëdhënie me Britaninë e Madhe dhe Spanjën. Populli Seminole kurrë nuk nënshkroi një traktat paqeje me Shtetet e Bashkuara, duke e bërë atë të vetmin popull vendas amerikan që refuzon një traktat me qeverinë federale.

Sot në Oklahoma, shumë nga liderët e popullit Seminole të shkatërruar dikur nga qeveria e SHBA-së, janë përkrahës republikanë të Trumpit dhe qendrën e tyre e kanë në Wewoka. Populli Miccosukee vazhdon të ekzistojë në një vend që kufizohet me Parkun Kombëtar Everglades në jug të Floridës. Kryeqyteti jozyrtar është Tamiami. Një gjë që e bën popullin Miccosukee të dallohet nga kombet e tjera fisnore është mungesa e flamurit amerikan. Flamuri i tyre me ngjyra horizontale të bardha, të zeza, të kuqe dhe të verdha shihet kudo. Flamuri amerikan trajtohet jo vetëm si flamur i huaj, por edhe si flamur i një okupuesi të paligjshëm.

Populli Sac (Thakiwaki) ekzistonte pranë brigjeve të liqenit Huron dhe Liqenit Michigan. U zhvendosën vazhdimisht nga qeveria federale, derisa u bashkuan në luftë kundër amerikanëve europianë në vitin 1832. Populli Sac dhe Fox përfundimisht u shpërngulën me forcë për në teritorin Indian të Oklahomas.

Black Hawk ose populli Sauk i cili dominonte Illinoisin verior dhe Iowan përgjatë lumit Misisipi, kishte kryeqytetin e tij në Saukenuk, pranë ishullit të sotëm Rock Island, Illinois. Populli Sauk i mbrojti teritoret e tij me trimëri duke luftuar kundër forcave të presidentit amerikan Andrew Jackson. Trupat amerikane ndërmorën fushatat e tyre të masakrimit kundër refugjatëve duke i vrarë të gjithe ata që tentonin ti shpëtonin ushtrisë amerikane gjatë luftës të vitit 1830.

Gjenocidi ndaj popujve vendas të Amerikës do të përsëritet edhe me luftra kundër Navajos, Lakota Sioux, Dakotas, Utes, Hopit, Cayuses, Yakimas, Klikitatit, Mohaves, Spokanes, Apacheve, Comancheve, Kiowas, Goshutes, Nez Perces, Cheyennes (Tsêhéstáno) dhe mbretërisë Havai. Racizmi evropiano-amerikan kundër amerikanëve vendas vazhdon edhe me Trumpin, i cili kohët e fundit zhvati 85 për qind të territorit Bears Ears dhe 50 për qind të territorit Grand Staircase-Escalante në Utah, të dy monumente të shenjta për popujt vendas amerikanë, për t’i dorëzuar tek kompanitë e minierave të uraniumit dhe tek firmat e gazit natyror. Trump dhe mbështetësit e tij nuk ndryshojnë shumë nga amerikanët e të kaluarës që shkatërruan sistematikisht duke kryer gjenocid ndaj vendasve paqësorë amerikanë, kulturës së tyre dhe shteteve kombëtare të tyre. Amerikanët do jetojnë përgjithmonë me turp për Holokaustin e kryer ndaj popujve dhe kombeve amerikane./strategic-culture/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne