Shteti merr 2.6 milionë $ nga kompania e sigurimit, ende askush përpara drejtësisë për aferën “DH Albania”

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikes bën të ditur se ka paditur dy shoqëritë e sigurimit që dhanë garancinë për kompanive private që do ndërtonin Unazën e re të Tiranës.

Ministria e Belinda Ballukut njofton se: “Qeveria Shqiptare ka fituar në shkallën e parë procesin gjyqësor me shoqëritë e sigurimit për sigurimin e Lotit 1 të projektit të Unazës së Re, e njohur ndryshe si projekti i sheshit Shqiponja. Autoriteti Rrugor Shqiptar kishte paditur në Gjykatën e Shkallës së parë shoqëritë e sigurimit “Sigma sh.a” dhe “Sigal sh.a”, duke kërkuar prej tyre:

Përmbushjen e detyrimit në pagimin e shumës së siguruar nga bashkimi i operatorëve ekonomik “Biba X shpk + DH Albania shpk”, degë e shoqërisë së huaj si detyrim kontraktor në zbatimin e kontratës me Nr. 7732/5 dt. 02.11.2018 për objektin “Rehabilitimi i segmentit rrugor Pallati me Shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja”, masen 269 574 000 Lekë.

Pas provave dhe argumenteve të paraqitura nga juristët e ARRSH, gjykata ka dhënë vendimin e saj, duke pranuar tërësisht padinë e bërë sipas objektit të kërkesë padisë.

Në këtë mënyrë shtetit shqiptar jo vetëm që nuk i është shkaktuar asnjë dëm ekonomik nga situata e krijuar në këtë projekt prej shoqërisë “Biba X shpk + DH Albania shpk”, por do të arkëtohen edhe rreth 2.6 milionë USD si dëmshpërblim nga kompanitë e sigurimit”./panorama

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne