Shteti nuk është i ndarë nga feja kur janë në pyetje kishat serbe

Sipas Kushtetues, Republika e Kosovës është shtet laik. Kishat katolike dhe xhamitë myslimane ushtrojnë jetën e tyre fetare me vet financim, nuk marrin fonde nga shteti. Këtu përjashtuar rregullimi i kishave apo xhamive të cilat ndodhën në listën e trashëgimive kulturore. Por, Kushtetua e vendit po shkelet për kishat ortodokse serbe në Kosovë.

Para dy jave, komuna e Ranillugut ka filluar implementimin e projektit “mirëmbajtja Investive e kishave”, e cila përfshin punën e shumëllojshme të kishave dhe objekteve të kishave në të gjithë komunën.

Projekti është kryesisht i lidhur me përfundimin e shumë punëve që ishin filluar vitin e kaluar dhe përfshin kryesisht punët finale.

Të gjitha punët që janë të parapara me plan, financohen nga komuna e Ranillugut nga burimet vetanake, që arrijnë vlerën e rreth 25 000 euro, shkruan lajmi.net.

Projekti përfshin punët finale për ndërtimin e shtëpisë së famullisë të kishës së Shën Gjon Pagëzuesit në Ranillug. Në punishte është duke punuar në rregullimin e fasadës së jashtme, zdrukthtarsë dhe rregullimin e dyshemesë.

Po ashtu është duke u punuar në ndërtimin i infrastrukturës së energjisë elektrike tek kisha tre Shenjtorët në Ranillug.

Në Drenovc të Poshtëm në Kishën e Virgjëreshës së Shenjtë është duke punuar edhe për përfundimin e punës së shtëpisë së famullisë, domethënë vendosja e pllakave të dysheme. Në kishën e Premtes së Shenjët në Odevc do të punohet fasada e re e jashtme dhe dizajn të brendshëm që përfshin suvatimin dhe ngjyrosjen. Ky projekt i madh dhe i rëndësishëm përfshin edhe punën për zgjerimin e shtëpisë së famullisë në Ropotovë të Madhe. Shtëpia e famullisë e kishës së Shën Archangel Gabriel do të jetë më me hapësirë rreth 50 metra katrore.

Përfundimi i këtyre punimeve është sipas planit dinamik dhe pritet të përfundojnë për 60 ditë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne