Shtohen mundësitë për një Brexit pa ujdi të Britanisë nga BE

Britania do të përballet me pasojat, në rast të një largimi pa ujdi nga Bashkimi Europian. Paralajmërimi vjen nga kryenegociatori i Brukselit për Brexit, Michel Barnier. Ai këshillon Londrën për një largim në mënyrë të rregullt dhe me ujdi.

“Marrëveshja e arritur është përgjigja ligjore për të gjitha pasiguritë e krijuara nga Brexit. Prandaj ky dokument është mënyra e vetme e largimit nga BE në një mënyrë të rregullt”, tha Michel Barnier, negociator i BE për Brexit.

Për pasojat që do të ndeshet Britania flet dhe ministri i Financave, Philip Hammond. “Raporti i Zyrës për Përgjegjësinë Buxhetore, shfaq vetëm një version dashamirës të largimit pa marrëveshje, pasi do të kemi një goditje të rëndë për ekonominë, reduktim domethënës në të ardhurat nga taksat dhe rritje të madhe të borxhit tonë kombëtar. Po flasin shumë për largimin e ashpër, i cili do t’i shkaktojë shumë trazira ekonomisë sonë”, tha Philip Hammond, ministër i Financave.

Për Brexit ndërhyri edhe zëvendëspresidenti i parë i Komisionit Europian, Franc Timmermans, i cili tha se ministrat britanikë po silleshin rrotull si budallenj gjatë negociatave të 2017-ës. Zyrtari i Brukselit thotë se Londra nuk ka një plan të qartë për Brexit. Data e largimit përfundimtar të Britanisë nga BE është caktuar 31 tetori, ndërsa për mënyrën se si kjo do të ndodhë, duhet pritur kryeministri i ri i vendit që do të zgjidhet së shpejti./pt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne