Shtohen përleshjet mes palestinezëve dhe ushtarëve izraelitë

Si pasojë e ndërtimit të njësive të reja banimi për sionistët, qyteza Sabsatija në veriperëndim të Nablosit që nga orët e para të mëngjesit është përfshirë nga përleshjet e gjera mes protestuesve palestinezë dhe forcave ushtarake të regjimit sionist.

Qendra informative e Palestinës njoftoi se pasi që ushtarët e regjimit sionist kanë mbyllur korridorin hyrës të qytezës Bita dhe kanë sulmuar qytezën historike Sabsatija duke qëlluar me bomba akustike dhe gaz lotsjellës në drejtim të palestinezëve, ka filluar një përleshje e ashpër mes palestinezëve dhe forcave ushtarake sioniste. Akoma nuk është publikuar ndonjë raport për numrin e të vrarëve ose të plagosurve gjatë kësaj përleshje. Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë mbyllur edhe rrugën hyrëse në kampin Al-Favar në jug të Al-Khalil (Hebron)./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne