Shtohet skandali/ Elia Zaharia: “Firma ime për prishjen e teatrit është fallcifikuar”

Pas një shkrimi të Lapsi.al se si “princesha” Elia kishte hedhur një firmë për prishjen e Teatrit Kombëtar kur ka qenë gjyshi i bashkëshortit të saj kishte nënshkruar ngritjen e asaj godine, Elia Zaharia ka pohuar për Lapsi se firma e saj është fallcifikuar në letrën e 64 aktorëve që kërkonin shembej e godinës dhe ngritjea e një teatri të ri. Pas insistimit të gazetarit se nëse në vijim del një dokument ku duket firma e saj aktorja, është përgjigjur: “Po të gjendet e ka vënë dikush tjetër, unë nuk kam firmosur kurrë”.

Në fakt “princesha” aktore ka mbajtur një qëndrim shumë më pranë atij grupimi që ishte për godinën e re. Dhe kjo mund të ketë bërë që grup organizator, i udhëhequr nga legjendari Artan Imami të ketë vendosur duke manipuluar emrin e saj në listë. “Unë e vërtetoj se nuk kam qenë fare në Shqipëri, kam qene me pushime” ka thënë aktorja. Ky është rast i dyti që lista propagandistike e kërkuar me urgjencë dhe diktat politik del bllof. Më parë edhe gruaja e Pirro Manit, Pavlina deklaroi se bashkëshortit të saj që gjendet në ShBA i është fallcifikuar nënshkrimi.

Me sa duket kjo puna e përdormit të aktorëve po vjen pas si era e marifeteve të “lali Erit” që fallcifikoi firmën e atij policit bashkiak që gjoja i kishte vënë gjobë PD-së pas protestës. Por çështja është se si mund të shkojnë kaq larg këta njerëz sa të gënjejnë edhe në peticione që i dërgohen kryeministrisë dhe presidencës?

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne