Shtrembërimi i realitetit historik të Lidhjes së Prizrenit

nga Nexhat Ibrahimi.

Me Lidhjen e Prizrenit abuzuan ins­ti­tu­cio­ne dhe individë. Ajo vazhdon të për­shkru­het si një veprim kryekëput shqiptar, i ndërtuar dhe i nxitur nga elementi anti-turk, i cili ishte në konflikt të hapur dhe të egër me osmanët dhe identitetin islam të shqip­tarëve, e jo me pushtuesit serbë në veri dhe grekë në jug.

Në pamundësi që të thu­hen të gjitha, do ta cekim vetëm Sami Fra­shërin, cili përmend se në kohën e Lidh­jes së Prizrenit gazeta “Courrier d’Orient” aku­zoi se Lidhja ishte mbështetur “mbi fa­na­tizmin fetar dhe do të drejtohej kundër të krish­terëve”, duke harruar se edhe të krish­te­rët, ani pse për interesat e tyre, dhanë kon­tribut “në idenë e kombësisë”  dhe kishin ma­rrëdhënie reciproke të qëndrueshme me mus­limanët.

Edhe më vonë intelektualë dhe ins­ti­tu­cio­ne të caktuara me të drejtë e kanë vë­rej­tur karakterin islam të Lidhjes së Prizrenit, por për fat të keq, në vend të qasjes ob­jek­ti­ve, reale e shkencore të këtij realiteti, këta abu­zojnë me synimet dhe programet e LP-së, duke promovuar vetëm aspekte të cak­tua­ra të saj. Jemi të mendimit se përpjekjet për ta eliminuar elementin islam nga Lidh­ja janë të pavend në aspektin ideologjik, të pa­qëndrueshme në aspektin historik, janë fal­sifikim në aspektin shkencor, duke bërë kësh­tu paralelizma me kristianizmin mes­je­tar dhe duke mos e njohur fare frymën e is­la­mit. Në fund të fundit, vendimet në Lidh­je paraqisnin reflektim të kohës, rre­tha­nave dhe të nevojave të tyre fetare, kul­tu­rore, politike dhe ekonomike, pra jo ref­lek­tim të kohës që do të vijë.

Ndër veprat që e shtrembëruan Lidh­jen e Prizrenit është edhe Enciklopedia e Ju­go­sllavisë. Kjo enciklopedi, me qëllime dis­kre­ditimi, pohon se Lidhja e Prizrenit ishte “produkt i Portës”, kurse miratimin e vendimeve të Kongresit të Berlinit nga Pe­­­randoria Osmane e mendon si mash­trim, sepse “i ka armatosur shqiptarët dhe fi­­nanciarisht e ka ndihmuar Lidhjen në më­­nyrë që territoret e pushtuara me­gji­tha­të të mbesin në suaza të Perandorisë.

Në këtë frymë mendoj se ishte edhe “me­sazhi telegrafik i dt. 21 shtator 1320/ E.s.: 3 tetor 1879, i dërguar për të përcjellë kër­ke­sën e parisë së Shqipërisë për bashkimin në një Vi­lajet të vetëm të të gjitha trojeve shqiptare, si kusht që ato të qëndrojnë të bashkuara me Shte­tin Osman”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne