Shtrigani i sajdisur

Salih Kabashi

Ministri i Kulturës së Kosovës, gjysmaku, sakati e treçerekë analfabeti Kujtim Shala, ka harxhuar para të shtetit fukara të Kosovës për të nderuar e sajdisur Ismail Kadarenë, më të pandershmin e më të paburrin shqiptar e shkrimtar të atij e të këtij shekulli.

Ismail Kadareja ka qenë turpësisht i ngjizur me diktatorët e me dikataturat komuniste, duke u konvertuar në fund edhe në fashizëm. Me veprën e tij ai dikur i shihte të kuqe e komuniste gjithë globin- Lindjen e Perëndimin. Fashizmi i tashëm i këtij ish-pjesëtari të nomenklaturës komuniste shqiptare, racizmi, antihumanizmi e çmenduria që ai shpërndan, proklamon e propagandon, nuk njohin as shoq as të ngjashëm ndër shkrimtarë evropianë e botërorë.

E çuditshme, ndoshta edhe jo, atë dje e priti dhe me të shkëmbeu ca tërrta-vërrta e kaqapordhica edhe ish-juniori marksist-leninist, tash president i Kosovës- Hashim Thaçi, i cili, për tmerr, sikur nuk ua di kuptimin fjalëve që nxjerr nga goja e tij.

Shkrimet e Ismail Kadaresë për diktatorin Enver Hoxha, për vrasësit dhe shfarosësit në masë, për sovjetikun Josif Stalin dhe për kinezin Mao Ce Dun jo nuk nderojnë, por turpërojnë e çnderojnë çdo kulturë, çdo literaturë e çdo autor.

Vetëm mendjet e pandritura, kokat boshe të politikës e të kulturës, vetëm sado-mazohistët sundimtarë në Kosovë mund t’i bëjnë sajdi një vrasësi, një horri e një shtrigani, siç është Ismail Kadareja, vepra e të cilit është poaq e zezë siç është i zi edhe jetëshkrimi i tij.

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne