Shtrirja e gjatë e kufirit amerikan

Pa marrë parasysh se ku ndodheni në botë, ka të ngjarë të pengoheni në kufirin amerikan pa kufij.

Nga Belen Fernandez

Më herët këtë verë, një mik i imi amerikan po kthehej nga Tunizia, ku po zhvillonte kërkime për doktoraturën e tij.

Duke kontrolluar në lidhje me fluturimin e tij në Paris, atë e kishin vënë të fliste në telefon me një përfaqësues të Doganës dhe Mbrojtjes Kufitare të SHBA-së për t’u marrë në pyetje – pasi ne të gjithë e dimë se Franca ndan një kufi me Shtetet e Bashkuara.

Pas arritjes në Amerikë, miku im ishte marrë në pyetje në aeroportin e Nju Jorkut për tema që variojnë nga detajet e llogarisë së tij në Twitter, deri në pyetje nëse dikush i kishte sugjeruar të bashkohej me një grup të armatosur në Libi.

Ju mund ta nxirrini vetë moralin e historisë. Një i tillë, ndoshta, mund të jetë që akademikët që këmbëngulin të tregojnë interes për pjesë të caktuara të botës, duhet të llogarisin kohën e ndalimit në itineraret e tyre të udhëtimit.

Një tjetër – më gjerësisht i zbatueshëm për popullsinë e përgjithshme globale – është se, pavarësisht se ku ndodheni, kufiri i SHBA-së mund t’ju ndjekë.

Evoluimi i kufirit

Ndonëse mund të jetë joshëse të fajësohet Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe marka e tij e veçantë jo-realiste për zgjerimin e tërbuar të kufirit amerikan në hapësirat ndërkombëtare, koncepti i kufirit në vetvete u zhvillua kohë më parë në diçka që përfshin shumë më tepër se thjeshtë kufijtë territorialë.

Mjafton të pyesni viktimat e “luftës kundër terrorit” pas 11 shtatorit, e cila ka eleminuar jetë të panumërta njerëzish për qëllimin e dukshëm të sigurimit të atdheut të SHBA-së.

Në të vërtetë, zakoni i SHBA-së për ndërprerjen e festimeve të dasmave në Afganistan dhe gjetkë me goditje me avionë të telekomanduar ka ekzistuar përpara udhëheqësit të tanishëm të shtetit – edhe pse Trumpi e ka adoptuar obsesionin e droneve me zell të parashikueshëm.

Ndërkohë, më pranë shtëpisë, emigrantët e Amerikës Qendrore të lidhur me Amerikën, rregullisht bien ndesh me kufirin e zgjeruar të SHBA-së dhe e gjejnë veten të dëbuar nga Meksika – një vend që ka shërbyer si linjë e parë e mbrojtjes kundër njerëzve shpesh të pambrojtur, shumë prej të cilëve iknin nga kushtet e dhunshme, për nxitjen e së cilave një rol të konsiderueshëm ka luajtur vetë SHBA-ja.

Meksika, nga ana tjetër, shijon përfitimet shtesë që merr nga të qenurit e vendosur në kufirin amerikan, duke përfshirë luftërat e imponuara të drogës dhe shkatërrimin ekonomik – për të mos përmendur kriminalizimin thelbësor të meksikanëve nëpërmjet skemave të fortifikimit kufitar dhe deportimeve masive.

Tani, ndërsa Trumpi vazhdon të komplotojë murin e tij të zgjeruar në kufirin SHBA-Meksikë, zgjerimi më delikat, por jo më pak ogurzi i idesë së vërtetë të kufirit amerikan vazhdon me shpejtësi.

Ndërsa gjatë dekadave SHBA është xhindosur në mënyrë të përsëritur nga ndërhyrjet e perceptuara të armikut në “oborrin e vet” – shihni, për shembull, sovjetikët në Kubë apo rastin më të fundit rreth infiltrimit të supozuar të Iranit në Amerikën Latine – vendi vazhdon të shkelë mbi oborret e tjera sipas dëshirës.

Kampionët e perandorisë

Përtej çështjes së detyrimit të linjave ajrore ndërkombëtare për të bashkëpunuar me çdo tekë amerikane në aspektin e masave të sigurisë dhe aktiviteteve të tjera që të nxijnë jetën, asgjë nuk e përforcon nocionin se bota në fakt i përket Amerikës ashtu si bazat ushtarake amerikane të vendosura kudo.

Në librin e tij të vitit 2015 “Si e dëmtojnë Amerikën dhe Botën bazat ushtarake amerikane jashtë vendit”, David Vine i Universitetit Amerikan raporton se, po atë vit, SHBA “kontrollonte përafërsisht 800 baza” jashtë vendit.

Kjo kishte rezultuar në një situatë në të cilën, sipas tij, “ndoshta ne kemi më shumë baza në tokat e njerëzve të tjerë sesa çdo popull, komb apo perandori tjetër në historinë botërore”.

Vine vazhdon të vërë në dukje se, për shumicën e amerikanëve, “ideja e trupave më të bukur dhe më të sjellshëm të huaj që vijnë me tanket, avionët dhe armatimin e tyre të fuqishëm, dhe duke e bërë vendin tonë shtëpi, duke zënë dhe rrethuar qindra apo mijëra akra të vendit tonë – është e paimagjinueshme”.

Falë llogjikës së lavdishme hipokrite të imperializmit, natyrisht, gjurma globale joproporcionale e Amerikës nuk e ka ndaluar establishmentin politik të SHBA-së të akuzojë rregullisht disa kundërshtarë të përzgjedhur për ndërhyrje në punët e brendshme të kombeve të tjera.

Kufiri pa kufij

Kur në fillim të këtij viti, Gjiri Aarbik luajti rolin e mikpritësit të takimeve të ngushta ndërmjet marinës iraniane dhe anijeve amerikane, iranianët u portretizuan pa dyshim si agresorë pavarësisht nga afërsia e incidenteve me ujërat territorialë iranianë.

Duket se një kufiri gjithnjë e në zgjerim i shkon një oborr gjithnjë e më i madh.

Edhe Afrika është një oborr i mirë shtëpie, duke gjykuar nga një raport i prillit 2017 nga gazetari hulumtues Nick Turse, redaktor menaxhues i uebsajtit TomDispatch.

Zyrtarët ushtarakë amerikanë e kanë minimizuar vazhdimisht praninë e tyre në Afrikë, shkruan Turse, por “një sërë dokumentesh më parë sekrete, të marra nga TomDispatch nëpërmjet Aktit të Lirisë së Informacionit, ofron dëshmi të qarta të një rrjeti të jashtëzakonshëm, shumë të gjerë dhe zgjerues në të gjithë kontinentin”.

Turse vazhdon të parashikojë se “me administratën Trump që po përshkallëzon luftërat e saj në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, dhe me potencialin për më shumë krizë … në horizont”, gjurma ushtarake e SHBA-së do të vazhdojë të rritet “post pas posti dhe bazë pas baze”.

Dhe kufiri pa kufij i SHBA-së, mund të thuash se është një krizë në vetvete. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne