Shtyhet gjyqi për dosjen “339”, ky ishte shkaku

Seanca gjyqësore për disa nga anëtarët e dosjes ‘339’ është shtyrë sërish.

Këtë herë, shkak është bërë infektimi i një prej avokatëve me Covid-19.

Avokati ka lajmëruar se nuk mund të paraqitet në seancë gjyqësore, për të paktën katërmbëdhjetë ditë, do të qëndrojë i izoluar.

Në seancën e sotëm gjyqësore ishin të pandehur: Altin Avdyli, Gjevi Ndoka, Esat Mehmeti, Hajri Seferi, Shkëlqim Avdyli, Elton Shehaj, Hekuran Hoxha, Xhevit Shuti, Flamur Çelaj e Vehbi Berushi.

Ata akuzohen për veprat peanel: “Trafikimi i narkotikëve”, “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”,

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, në bashkëpunim,

“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim.

Seanca e radhës, do të mbahet më 16 nëntor, për të pritur avokatin që të dalë nga karantina./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne