Shtyhet pretenca për Arbër Çekajn, avokati Maks Haxhia sërish i sëmurë

Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë sërish dhënien e pretencës për Arbër Çekajn, biznesmenin e akuzuar për trafikimin e 613 kg kokainë.

Shkak është bërë gjendja shëndetësore e avokatit Maks Haxhia i cili pak javë më parë u shtrua me urgjencë në spital dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Dhënia e pretencës ndaj tre të pandehurve Arbër Çekaj, Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku është shtyrë për herë të dytë.

Avokati Maks Haxhia ka paraqitur kërkesë për shtyrje për shkak të gjendjes shëndetësore. Ndërsa e pajustifikueshme është cilësuar nga gjykata mungesa e avokatëve të tjerë.

Seanca e radhës do të mbahet ditën e premte, datë 8 nëntor, ora 10:00./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne