Shtypen përsëri protestat e palestinezëve në Kudsin e Shenjtë

Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë shtypur protestat e palestinezëve të organizuara përpara portës Al-Amud në Kudsin e Shenjtë (Jeruzalem).

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se protestuesit palestinezë të enjten në Kudsin e shenjtë kanë organizuar protesta kundër vendimit të presidentit amerikan për njohjen zyrtare të Kudsit si kryeqytet të regjimit sionist dhe kanë djegur fotografinë e Donald Trump. Forcat ushtarake të regjimit sionist janë përleshur me protestuesit palestinezë dhe gjatë kësaj përleshje janë plagosur 16 palestinezë dhe janë arrestuar 6 protestues palestinezë. Forcat e regjimit sionist gjithashtu e kanë shpallur lagjen Bab Al-Amud si zonë e mbyllur ushtarake. Regjimi sionist që nga dita e parë e protestave kundër vendimit të Trump rreth Kudsit të shenjtë më 6 dhjetor, deri më tani kanë arrestuar 260 palestinezë. Gjatë kësaj periudhe kohore gjithashtu janë plagosur 1900 palestinezë nga forcat okupatore të regjimit sionist./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne