Shullazi “përplas” Krimet e Rënda, kërkohet ndihma e policisë

Prokuroria e Krimeve të Rënda bën të ditur se është caktuar grupi i prokurorëve që do të përfaqësojnë në gjykim çështjen “Shullazi”.

Prokurorët e kësaj çështje janë kryeprokurorja e Krimeve të Rënda, Donika Prela dhe Gentian Osmani. Sipas burimeve, ata janë paraqitur vullnetarisht, por mbetet ende e paqartë se kush do të jenë dy emrat e tjerë, por ende nuk është e sigurt nëse do të ketë edhe dy prokurorë të tjerë.

Një ditë më parë, pati edhe një situatë të paprecedentë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Top Channel ka mësuar prezencën e drejtorit të policisë së shtetit, i cili vizitoi në mënyrë të beftë ambientet e prokurorisë së Krimeve të Rënda jashtë orarit zyrtar. Në rrugë jo zyrtare, Top Channel mëson se një nga prokuroret e transferuara në Pukë është konfliktuar me kryeprokuroren e Krimeve të Rënda, zonjën Donika Prela, e cila ka thirrur më pas policinë.

Ende nuk ka një version zyrtar, por mësohet se do të ketë referime në prokurori për goditje për shkak të detyrës. Jo zyrtarisht, TCH mëson se Donika Prela ka kërkuar truproja dhe aktualisht në zyrën e saj gjenden dy truproja.

Në orët në vijim pritet të ketë një deklaratë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për këtë situatë të paprecedentë. Nuk ka pasur asnjëherë raste të tilla, duke përjashtuar vitin 1992, një kundërshtim të tillë ndaj eprorit.

Burimi: Top Channel

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne